0_MIA Investigon.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritIntervistëMakedonija.Slajder

Simovski për MIA-n: Regjistrimi i radhës do të zbatohet me metodë të kombinuar – grumbullim nga terreni dhe të dhëna prej regjistrave

Enti Shtetëror i Statistikës sot shënon jubileun 75 vjeçar. Me këtë rast biseduam me drejtorin e ESHS-së, Apostolll Simovski për statistikën e Maqedonisë, sfidat gjatë viteve dhe qasjet e reja në grumbullimin, përpunimin dhe diseminimin e të dhënave statistikore.

Shkup, 1 qershor 2020 (MIA) – Enti Shtetëror i Statistikës sot shënon jubileun 75 vjeçar. Me këtë rast biseduam me drejtorin e ESHS-së, Apostolll Simovski për statistikën e Maqedonisë, sfidat gjatë viteve dhe qasjet e reja në grumbullimin, përpunimin dhe diseminimin e të dhënave statistikore.

Para nesh, shprehet njeriu i parë i ESHS-së Simovski, është edhe detyra e madhe për të realizuar regjistrimin e popullatës, amvisërive dhe banesave, që do të japë pasqyrë reale fotografike të gjendjes në shtet, ndërsa me realizimin e suksesshëm të tij do të përmirësojmë edhe gabimin e madh – regjistrimin e dështuar në vitin 2011.

Ai flet për mundësinë e zbatimit të regjistrimit elektronik, për prioritetet e ESHS-së në periudhën e ardhshme dhe për rolin e statistikës në bisedimet e ardhshme aderuese me Bashkimin Evropian.

Një qershori është Dita e statistikës së Maqedonisë. Ku ka mbërritur Enti shtetëror i statistikës në këto 75 vite?

– Enti Shtetëror i Statistikës më 1 qershor shënon jubileun e madh – 75 vite nga formimi i tij. Në vitin e largët 1945, më 1 qershor Qeveria e Republikës Popullore të Maqedonisë e formoi Zyrën federale statistikore të Maqedonisë. Me këtë, për herë të parë në historinë e shtetëformimit të Maqedonisë paraqitet një organ me detyrë që ta ndjekë dhe paraqesë në aspektin statistikor zhvillimin e RP të Maqedonisë.

Është mbresëlënëse ajo që është arritur në këto 75 vite. Nga fillimet modeste në Maqedoninë e pasluftës, fillo edhe rritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm i statistikës zyrtare të Maqedonisë përmes një numri të madh të ndryshimeve organizative dhe strukturore, rritje të kompetencave, përgjigje ndaj nevojave të reja të shoqërisë, thënë thjeshtë, duke u rritur bashkë me shtetin.

Sot Enti Shtetëror i Statistikës është institucion bashkëkohor, profesional dhe i pavarur në fokusin e të cilit është prodhimi i të dhënave me kohë, të besueshme dhe të kontrolluara statistikore, që u përgjigjen nevojave të mëdha të të gjithë përdoruesve tanë.

Si përballeni me situatën rrjedhëse me virusin korona?

– Detyra jonë, por edhe përcaktimi ynë është që t’i rrisim kapacitetet, njerëzore dhe teknologjike, që do të mundësojnë përballje me të gjitha sfidat me të cilat përballemi në punën e përditshme. E tillë është edhe kjo sfidë me të cilën përballemi në muajt e kaluar – KOVID-19 – armik i tejdukshëm, që ndryshoi mënyrën e jetës dhe mënyrën e punës te të gjithë ne.

Pikërisht kjo sfidë më e re na ka nxitur të mendojmë pak më ndryshe dhe t’i përqendrojmë përpjekjet drejt gjetjes së zgjidhjeve të reja, metodave të reja dhe procedurave të reja, që do të mundësojnë ushtrimin e detyrave të përditshme të punës. Gjithsesi, të gjitha veprimet e ndërmarra në drejtim të punës efikase në kushtet e ndryshuara janë në përputhje të plotë dhe në kuadër të rekomandimeve dhe udhëzimeve që i japin organet kompetente në shtet.

Përkundër të gjitha rrethanave të pavolitshme rreth infektimit me virus, të gjitha hulumtimet e parashikuara statistikore realizohen në mënyrë rrjedhëse, me dinamikën e parashikuar dhe pa ngecje me një përjashtim në hulumtimin anketues Anketë për konsumin e amvisërive, me ç’rast është anashkaluar një interval i vizitës së amvisërive.

A mendoni për qasje të reja në grumbullimin, përpunimin dhe diseminimin e të dhënave statistikore?

– Si koordinatorë të sistemit kombëtar statistikor, bashkë me të gjithë bartësit tjerë të autorizuar të hulumtimeve statistikore, mundohemi që t’i respektojmë dhe zbatojmë standardet dhe rekomandimet ndërkombëtare në fushën e statistikës që na bën pjesë e familjes statistikore evropiane dhe botërore.

Të përballur me sfidat e reja që i sjellë koha, vazhdojmë me përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve më adekuate teknike dhe teknologjike, që do të mundësojnë vëllim më të madh të të dhënave të grumbulluara, përpunim më të shpejtë dhe, gjithsesi, qasjen e tyre për rrethin e gjerë të përdoruesve të të dhënave zyrtare statistikore.

Gjetja e burimeve alternative të të dhënave përmes përdorimit gjithnjë e më të madh të burimeve administrative na shtyn që me përkushtim të ndërtojmë partneritete strategjike dhe bashkëpunim ndërinstitucional me të gjithë faktorët në shoqëri, e veçanërisht me ata që posedojnë regjistra dhe përmbledhje të të dhënave.

Cilat janë prioritetet e institucionit në periudhën e ardhshme?

– Prioritet i vazhdueshëm i institucionit tonë gjithsesi është përgjegjësia për ngritjen e vetëdijes për kuptimin dhe rëndësinë e statistikës zyrtare në çdo fushë të jetesës shoqërore dhe krijim të strategjisë së qëndrueshme për rritje dhe zhvillim të sistemit kombëtar statistikor.

Para nesh është edhe detyra e madhe për të realizuar regjistrimin e popullatës, amvisërive dhe banesave, që do të japë pasqyrë reale fotografike të gjendjes në shtet, ndërsa me zbatimin e suksesshëm të tij do të përmirësojmë edhe gabimin e madh – regjistrimin e dështuar në vitin 2011.

Gjithsesi, na presin edhe bisedimet aderuese me Bashkimin Evropian. Ky është një proces në të cilin Enti Shtetëror i Statistikës dhe i tërë sistemi kombëtar statistikor luajnë rol të madh përmes sigurimit të të dhënave për vendosjen e pozicioneve të bisedimeve, por edhe në vetë procesin e bisedimeve në të gjithë kapitujt.

Dhe, gjithsesi, është e pashmangshme çështja e regjistrimit. Çfarë ndodhë me regjistrimin?

– Aktivitetet për përgatitjen e regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave rrjedhin sipas dinamikës së parashikuar. Pjesa më e madhe e përgatitjeve tashmë kanë mbaruar, ndërsa mbeten obligimet të cilat sipas planeve janë determinuar në aspektin kohor për në fund të këtij viti dhe fillim të vitit të ardhshëm 2021 (testim, seleksionim dhe trajnim të pjesëmarrësve në regjistrimin në terren). Dhe, gjithsesi, përgjigjja e zakonshme kur më pyesin deri ku është regjistrimi?

Regjistrimi në masë të madhe varet nga miratimi i Ligjit të regjistrimit (që e miraton Kuvendi).

Sa jemi larg zgjedhjeve elektronike dhe regjistrimit elektronik?

Për zgjedhje elektronike nuk mund të flas për shkak se kjo nuk është në domenin e punës së Entit Shtetëror të Statistikës.

Lidhur me regjistrimin elektronik, ne e quajmë këtë regjistrim të mbështetur në regjistra – ky është një realitet që do të ndodhë pas zbatimit të regjistrimit të radhës, i cili është parashikuar të zbatohet me metodë të kombinuar – grumbullim nga terreni dhe të dhëna prej regjistrave. Që një regjistrim të jetë i zbatuar tërësisht sipas regjistrave, nevojitet të kemi regjistër të adresave për të cilin shpresojmë se do të jetë gati në disa vitet e ardhshme. Me regjistër të mirë të adresave, regjistrimi do të mund të bëhet edhe vetëm në bazë të regjistrave.

Në këtë moment neve si shtet na nevojitet kjo metodë e kombinuar e regjistrimit që të mund t’i përfshijnë të gjitha njësitë e regjistrimit në shtet, por edhe të kemi shifra reale për njerëzit që janë shpërngulur nga shteti, gjegjësisht pasqyrë reale të emigrimit.

Aleksandar Atanasov

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close