0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritIntervistëMakedonija.SlajderMIA InvestigonPolitikëVideo deklaratë

Simovski për MIA-n: Ende jam optimist se Ligji për regjistrim do të miratohet para zgjedhjeve

Regjistrimi siguron fond të madh të të dhënave që për shoqërinë janë jashtëzakonisht të rëndësishme gjatë ndërtimit të strategjive dhe politikave të zhvillimit, ndërsa mungesa e informacioneve nuk ju jep mundësi për planifikim cilësor të çfarëdo aktiviteti. Me siguri, niveli i investimeve në vend është i tillë siç është meqë investitorët potencial nuk kanë të dhëna. Regjistrimi është i rëndësishëm meqë përfshin gjithçka dhe i grumbulloni informacionet për të gjitha njësitë relevante, derisa hulumtimet tjera statistikore në parim mbështeten në ekzemplarin reprezentativ. Kur bëhet fjalë për ekzemplar gjithmonë ekziston niveli i gabimit statistikor. Korniza nga e cila ne e tërheqim ekzemplarin është e vjetër 18 vite dhe shtrohet tashmë pyetja se sa është cilësor ky ekzemplar, shprehet në intervistën për MIA-n drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski.

Shkup, 30 dhjetor 2019 (MIA) – Regjistrimi siguron fond të madh të të dhënave që për shoqërinë janë jashtëzakonisht të rëndësishme gjatë ndërtimit të strategjive dhe politikave të zhvillimit, ndërsa mungesa e informacioneve nuk ju jep mundësi për planifikim cilësor të çfarëdo aktiviteti. Me siguri, niveli i investimeve në vend është i tillë siç është meqë investitorët potencial nuk kanë të dhëna. Regjistrimi është i rëndësishëm meqë përfshin gjithçka dhe i grumbulloni informacionet për të gjitha njësitë relevante, derisa hulumtimet tjera statistikore në parim mbështeten në ekzemplarin reprezentativ. Kur bëhet fjalë për ekzemplar gjithmonë ekziston niveli i gabimit statistikor. Korniza nga e cila ne e tërheqim ekzemplarin është e vjetër 18 vite dhe shtrohet tashmë pyetja se sa është cilësor ky ekzemplar, shprehet në intervistën për MIA-n drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski.

Viti 2019 që po e lëmë pas është shumë interesante për ESHS-në, jo vetëm për shkak të përgatitjeve intensive për regjistrim, por edhe numrin e madh të aktiviteteve për ndërtimin e gjithë sistemit statistikor në vend.

– Vitin 2019 ia përkushtuam agjendës evropiane, gjegjësisht punuam intensivisht në arritjen e standardeve që i ka vendosur statistika evropiane në këtë moment. Gjatë kësaj periudhe iu kushtua vëmendje e madhe ndërtimit të kapaciteteve të Entit, në kuptim të ngritjes së nivelit të diturisë në fushën e statistikës, në zbatimin e hulumtimeve ekzistuese dhe arritjen e standardeve më të larta me to, por edhe vendosjen e shumë hulumtimeve të reja që deri tani nuk i kemi zbatuar, ndërsa janë njëfarë niveli që ka nevojë, shprehet Simovski.

Përmendni hulumtime të reja statistikor, që do t’i kishit veçuar si më interesante?

– Kemi risi në pjesën e llogarive kombëtare. Një fushë që e mbulojmë në aspektin statistikor dhe këtu drejtimi i harmonizimit me standardet e BE-së është arritje e këtyre standardeve që janë në fushën e llogarive ekonomike të shtetit. Nuk i kemi arritur të gjitha. Kemi ndryshuar shumë në mënyrën e përllogaritjes së të gjithë këtyre treguesve. Kemi vendosur zgjidhje të re softuerike, gjë që mundëson mënyrë më të lehtë të komunikimit me të gjitha informacionet hyrëse për përllogaritjen e bruto prodhimit vendor përmes metodës prodhuese, shpenzuese, etj..Vendosëm teknika të reja të grumbullimit të të dhënave, veçanërisht në statistikat sociale. Anketat më të mëdha që i zbaton ESHS-ja, siç janë anketat për fuqi punëtore, për konsumin në amvisëri, për kushtet e jetesës, tashmë nuk i zbatojmë me përdorimin e pyetësorëve të letrës, por duke përdorur aplikacione të veçanta, që ofrojnë mundësi edhe për grumbullimin edhe më të shpejtë edhe më cilësor të të dhënave me këtë anketë. Jemi duke e përsosur tërësisht regjistrin statistikor të subjekteve afariste, gjë që është aktivitet i madh, meqë të gjitha hulumtimet ekonomike mbështeten në këtë regjistër. Nisemi në vendosjen e hulumtimeve të reja në statistikat gjyqësore.

Enti Shtetëror për Statistikë në mënyrë rrjedhëse emeton të dhëna statistikore, por si e poziciononi mungesën e regjistrimit të popullsisë në atë se sa janë relevante këto të dhëna?

– Vetë regjistrimi siguron një fond të madh të të dhënave që për shoqërinë janë jashtëzakonisht të rëndësishme gjatë ndërtimit të strategjive dhe politikave të zhvillimit. Nuk ka segment në shoqëri që nuk varet nga të dhënat e regjistrimit. Kushdo që duhet të marrë ndonjë vendim, a është vendim për zhvillim të Qeverisë ose ministrive, a është ky sektori i biznesit, a janë ato nevojat e opinionit shkencor publik ose sektorit joqeveritar. Mungesa e informacioneve nuk ua jep mundësinë për planifikim cilësor të çfarëdo gjëje… Nëse nuk i keni këto informacione, mund të hyni në një aventurë, të shpenzoni mjete të mëdha për diçka që nuk do të ketë kurrfarë funksioni, ndërsa të keni mungesë të mjeteve për diçka për çfarë me të vërtetë ka nevojë.

Cilido subjekt afarist, bën të ditur Simovski, si do të vendosë të investojë në diçka në zhvillimin e tij personal ose ndërtimin e kapaciteteve të reja, nëse nuk ka informacione për fuqinë punëtore në dispozicion, a kemi mjaftueshëm dhe çfarë fuqie punëtore kemi në dispozicion.

Shumë informacione nevojiten për një vendim të këtillë. Me siguri niveli investimeve në vend është i tillë siç është për shkak të faktit se nuk kanë të dhëna ata që duan të investojnë dhe në të shumtën e rasteve heqja dorë ndodhë pasi të shikojnë se nuk kanë në dispozicion të dhëna të këtilla të nevojshme.

Por, megjithatë kemi njëfarë shifrash për të gjitha këto segmente …

– Regjistrimi është në mesin e numrit të vogël të hulumtimeve statistikore që kanë qasje të plotë në dukurinë. Hulumtimet tjera statistikore në parim mbështeten në ekzemplarin reprezentativ. Kur bëhet fjalë për ekzemplar gjithmonë ekziston një nivel i gabimit statistikor. Sa është më i madh ai ekzemplar, aq është më i vogël gabimi statistikor. Te regjistrimi nuk e keni këtë gabim statistikor, meqë përfshin gjithçka dhe i grumbulloni informacionet për të gjitha njësitë relevante të atij hulumtimi. Prandaj është me rëndësi ai regjistrim, mirëpo është tepër i madh dhe tepër i shtrenjtë operacioni që të zbatohet vazhdimisht… Regjistrimi na jep kornizë për nxjerrjen e të dhënave dhe sa më e vjetër të jetë e dhëna nga regjistrimi, në rastin tonë tashmë 18 vjet nuk kemi regjistrim. Kjo kornizë nga e cila ne e nxjerrim ekzemplarin është e vjetër 18 vjet, tashmë shtrohet pyetja se sa është cilësor ky ekzemplar, meqë shumë kohë është kaluar dhe shumë ndryshime kanë ndodhur me përbërjen, strukturën dhe zhvendosjen e popullatës së përgjithshme dhe tashmë filloni të dyshoni edhe në cilësinë e ekzemplarit. Është fakt se bëjmë azhurnim të kësaj kornize, por kjo nuk e jep efektin si dhe regjistrimin.

Në këtë kontekst, sa i kushton shtetit prolongimi i regjistrimit?

– Konsideroj se nuk ka njeri që mund të përllogarisë këtë, meqë rrjedhat potenciale financiare në shtet që mund të ndodhin nëse kemi të dhëna janë të mëdha. Nuk e dimë se sa do të ishte primar interesimi i faktorit të huaj për të investuar nëse i ka të gjitha informacionet relevante, mirëpo sidoqoftë këto janë shuma të mëdha. Nga ana tjetër janë shpenzimet që i bëjmë vetë duke mos poseduar të dhëna, ndaj ndonjëherë do të lëshohemi në njëfarë investimi që nuk do të japë rezultat ose, anasjelltas, nuk do të lëshohemi në investim, që gjithashtu kushton para.

Propozim-ligji për regjistrim ngeci në Komision parlamentar, a i keni parë vërejtjet e opozitës?

– Miratimi i këtij ligji nuk është problem i vështirë. Mund të miratohet shpejtë meqë kërkon shumicë të thjeshtë në Parlament, por qëllimi nuk është vetëm të miratohet ligj. Qëllimi është që të gjitha subjektet politike të qëndrojnë prapa këtij ligji dhe ta mbështesin. Regjistrimin nuk mund ta zbatoni nëse nuk e keni atë logjistike dhe vullnet politik për ta realizuar. Qëllimi është që të ketë konsensus te të gjitha subjektet politike në Parlament kur miratohet ky ligj. Opozita doli me 23 kërkesa që konsideronte se duhet të jenë të përfshira, prej të cilave pjesa më e madhe nuk mund edhe të përfshihen fare meqë shpinin drejt asaj që ndodhi me regjistrimin e vitit 2011.

Regjistrimi është punë e shtrenjtë. Paralajmërimet ishin se do të kushtojë rreth 8,5 milionë euro. Çfarë do të kishim humbur me ndonjë variant më të lirë ose do të kishim fituar me ndonjë variant më të shtrenjtë?

– Metoda më e lirë është nëse ia dalim ta arrijmë standardin për të bërë regjistrim përmes përdorimit të regjistrave. Në rast të tillë çmimi i kostos së regjistrimit do të jetë zero denarë ose do të kemi shpenzim rrjedhës të institucionit që e zbaton. Shërbimet statistikore në vend që zbatojnë këtë lloj të regjistrimit kanë dy ose tre të angazhuar në këtë problematikë dhe e punojnë atë automatikisht. Ky është varianti më i mirë me informacione më cilësore, më të lira dhe më të shpejta. Më e shtrenjtë është metoda tradicionale. Këtë regjistrim planifikojmë të kushtojë 8,5 milionë euro, për atë paraprak që dështoi ishin planifikuar 14 milionë euro. Pra, tashmë jemi për 5,5 milionë euro më të lirë në raport me atë regjistrim. Por, nuk është me rëndësi vetëm çmimi i kostos, por edhe shpejtësia e sigurimit të të dhënave nga regjistrimi. Nëse në regjistrimet paraprake përpunimi ka zgjatur një vit deri dy, tani planifikojmë të zgjasë më së shumti gjashtë muaj dhe shpresojmë të përfundojmë në tre muaj me përpunimin e plotë. Pra, do të keni të dhënë të freskët me kohë, pas një ose dy vite ai do të jetë historik.

Kroacia paralajmëroi se në vitin 2021 do të jetë regjistrimi i fundit tradicional dhe planifikon të kalojë me përdorimin e regjistrave të popullatës …

– Të gjithë paralajmërojmë. Edhe ne paralajmërojmë se do të jetë regjistrimi i fundit ku në përgjithësi do të shkohet në terren. Edhe synimi ynë është që regjistrimi i radhës të jetë i bazuar vetëm në regjistra. Të njëjtën e paralajmëruan edhe Kroacia dhe Serbia, derisa Mali i Zi dëshiron që edhe ky regjistrim të bazohet në regjistra, mirëpo dyshoj në këtë.

Ne tashmë kemi paralajmëruar regjistër të popullatës nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. A ekziston ndonjë koordinim me ju?

– Kur flisja për bazën para regjistrimit, elementi kryesor i saj do të jetë regjistri i popullatës. Ai do të jetë skeleti në të cilin do t’i varim të gjitha informacionet tjera nga regjistrat tjerë. Do ta përdorim si bazë maksimalisht. Mirëpo në atë regjistër i keni të gjithë shtetasit dhe keni persona që janë jashtë vendit një kohë më të gjatë. Në përputhje me standardet statistikore, njëra prej kategorive më të rëndësishme është kategoria e popullatës rezidente ose të përgjithshme, dhe ka rregulla veçanërisht të definuara që mund të jetë pjesë e kësaj kategorie. Në atë regjistër ka njerëz që nuk janë pjesë e kësaj kategorie, ndërsa nuk mundet drejtpërdrejt nga regjistri të përcaktoni se cilët janë ata. Po të kemi evidencë cilësore të gjithë personave që gjenden jashtë shtetit do të mund ta përdorim si bazë kryesore për regjistrim të bazuar në regjistra. Elementi i dytë për një regjistrim të këtillë është lokaliteti me adresë dhe koordinata. Ne ende nuk kemi regjistër cilësor të adresave. Derisa nuk e arrijmë këtë, ne nuk mund të themi se do të zbatojmë regjistrim të bazuar në regjistra. Punohet intensivisht në këtë drejtim. Agjencia për kadastër tashmë punon në këtë. Pjesa e letrës ka përfunduar, mirëpo e gjithë kjo nuk është kompletuar në vetë vendin dhe ky është një proces i gjatë.

Kishim regjistrim provues në vitin 2019, çfarë tregoi ai. A jemi të përgatitu për regjistrim?

– E thashë, meqë shkojmë me laptop dhe përdorim regjistra, kemi bërë një aplikacion të veçantë. Një zgjidhje shumë të ndërlikuar aplikative që duhej të testohet. Ky aplikacion duhet të ofrojë mundësi për komunikim të drejtpërdrejt në laptopin e regjistruesit dhe bazën e të dhënave të Entit edhe atë në dy drejtime. Së pari me shënimin e numrit të amzës që t’i tërheqë të gjitha të dhënat nga baza e atij personi, e pasi të përfundojë me regjistrimin t’i transferojë të gjitha të dhënat prapa në bazën statistikore ku edhe do të magazinohen … Kjo duhej të testohet, bashkë me atë nëse çështjet janë të qarta dhe të kuptueshme për personat që japin të dhëna dhe të gjithë çështjet organizative dhe logjistike. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur nga ajo që e pamë. Nuk mbarojmë këtu, do të kemi edhe një pilot-testim. Plani është që të jetë gjysma e dytë e shkurtit, të kemi testim të komponentit – GIS. Me fjalë të tjera, secili objekt është i lokalizuar me koordinata elektronike dhe mund të kemi qasje në çdo kohë se çfarë është mbaruar, çfarë nuk është në zbatim e sipër të regjistrimit dhe ku gjendet në çdo moment regjistruesi.

Është mundësi e madhe që të hyjmë në vitin 2020 pa ligj të miratuar për regjistrim …

– Unë jam ende optimist se do të miratohet ky ligj para zgjedhjeve. Synoj që kjo të ndodhë për një arsye të thjeshtë. Jo se ndryshimi eventual i pushtetit do të shkaktojë diçka, meqë gjithçka është bërë në atë mënyrë që të jetë operacion vetëm profesional. Mirëpo, derisa formohet Parlament i ri dhe Qeveri do të kalojë kohë, ndërsa ne duam të ketë ligj në bazë të të cilit edhe de jure do të jemi të mbuluar në të gjitha aktivitetet. Ne nuk kemi ndërprerë përgatitjet tona, por kur nuk e keni ligjin, ende nuk keni regjistrim. Gjithçka mund të planifikojmë, por ende nuk ka datë dhe metodë fikse të regjistrimit dhe elemente të tjera që janë të rëndësishme për zbatimin e regjistrimit …Nëse nuk ka ligj, asnjëherë nuk jeni i sigurt nëse dhe çfarë do të bëni.

Cila është data më reale për zbatimin e regjistrimit?

– Ne tashmë kemi caktuar datën. Do të jetë kjo prej 1 deri 21 prill të vitit 2021. Kjo është periudha në të cilën do të zbatojmë regjistrim dhe mendoj se nuk ka subjekt në shtet që në këtë pjesë do të hasë në problem. Opozita kishte vërejtje edhe për këtë, meqë në përputhje me rregullativat evropiane, ata thoshin se vendet anëtare duhet të bëjnë regjistrim në vitet që mbarojnë me 1. Ne planifikonin regjistrim në vitin 2020, jo për shkak të faktit se nuk duam të jetë në vitin 2021, por për shkak se nuk e kishim regjistrimin paraprak dhe duhej shumë më herët të bëjmë regjistrim. Mendoj se i kemi pastruar edhe me opozitën elementet tjera se nuk është tani momenti, për shkak se e tërë metodologjia është bërë në atë mënyrë që ky të jetë një operacion me të vërtetë profesional dhe mendoj se edhe ata janë të bindur në këtë.

Mirë, çfarë pret atëherë Enti Shtetëror për Statistikë në vitin 2020?

– Viti 2020 është vit në të cilin ky institucion shënon 75 vjetorin e ekzistimit të saj. Një traditë e madhe që duhet ta tregojmë në opinion dhe të gjitha aktivitetet janë në këtë drejtim. Jo në shënimin, por në forcimin e pozicionit të institucionit në shtet dhe besimit të gjithë shfrytëzuesve në të dhënat që i prodhojmë. Po, normalisht e përgatisim dhe të jemi të përgatitur për regjistrimin në vitin 2021 me të gjitha elementet ashtu siç duhet. Planifikohet vendosje e hulumtimeve të reja Dy projekte nga IPA 2017 janë në rrjedhë dhe ka numër të madh të aktiviteteve, para së gjithash në ngritjen e kapacitetit të institucionit. Këtë vit 2020 filluam projekt të ri me statistikës suedeze, përmes agjencisë së tyre për zhvillim, në pjesën e diseminimit të të dhënave statistikore…

Aleksandar Atanasov

foto: Frosina Naskoviq

video: Asllan Vishko

Back to top button
Close
Close