BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Simenson: Dalja e SHBA-së nga OBSH-ja është e paimagjinueshme

Dalja e SHBA-së nga Organizata botërore e shëndetësisë është e paimagjinueshme, deklaroi ndihmës drejtori i përgjithshëm për menaxhment të përgjithshëm pranë OBSH-së, Stjuart Simenson.

Uashington, 25 maj 2020 (MIA) – Dalja e SHBA-së nga Organizata botërore e shëndetësisë është e paimagjinueshme, deklaroi ndihmës drejtori i përgjithshëm për menaxhment të përgjithshëm pranë OBSH-së, Stjuart Simenson.

Ai theksoi se SHBA-ja dhe OBSH-ja janë “të lidhura nga vet fillimi”.

“SHBA-ja, që prej vitit 1902 është lider i shëndetit publik global dhe nuk mund të imagjinojë situatë, në të cilën SHBA-ja nuk do të jetë pjesë e OBSH-së dhe të kontribuojë për OBSH-në, siç këtë e bën tani”, theksoi Simenson për Si En En.

Ai theksoi se SHBA-ja dhe anëtarët e tjerë e kanë themeluar OBSH-në.

“OBSH-ja ka pasur dobi nga zemërgjërësia e madhe e popullit amerikan dhe përkrahjen pothuaj të paçmuar teknike”, shtoi Simenson.

Deklarata e Simensonit vjen pothuaj një javë pasi presidenti amerikan, Donald Tramp, i dërgoi letër OBSH-së, ku i kërcënohet se përgjithmonë do të ndërpresë financimin e kësaj organizate dhe do të tërheqë SHBA-në nga ajo, nëse nuk obligohet se “në mënyrë thelbësore do të përmirësohet gjatë 30 ditëve të ardhshme”. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close