0_Sport,PortalBasketbollSport.Slajder

Silver: Nëse ndonjë nga lojtarët nuk dëshiron të marrë pjesë në rifillimin e sezonit, kjo nuk do të jetë shkelje e kontratës

Komisionari i NBA-së, Adam Silver deklaroi se ai e kupton shqetësimin e disa basketbollistëve në lidhje me planin e vazhdimit të sezonit 2019/20, që e propozoi NBA Liga.

Uashington, 16 qershor 2020 (MIA) – Komisionari i NBA-së, Adam Silver deklaroi se ai e kupton shqetësimin e disa basketbollistëve në lidhje me planin e vazhdimit të sezonit 2019/20, që e propozoi NBA Liga.

“Dua të theksoj se kjo mund të mos jetë për të gjithë. Kjo do të kërkojë sakrifica të mëdha nga lojtarët dhe nga të gjithë ata që do të marrin pjesë në vazhdimin e sezonit, trajnerët, gjyqtarët. Nëse njëri prej basketbollistëve vendos të mos vijë në Orlando, kjo nuk do të jetë shkelje e kushteve të kontratës së tij. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë këtë pozicion”, deklaroi Silver.

Paraprakisht u publikua se liga më e fortë e basketbollit në botë planifikon të vazhdojnë sezonin, duke mbajtur të gjitha ndeshjet në Orlando para tribunave të zbrazëta. Basketbollistët do të jetojnë në kampusin e njëjtë. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close