0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShoqëriVideo deklaratë

Sigurohen 13 automjete të reja për vizitë shtëpiake dhe patronazh në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup

Trembëdhjetë automjete të reja të cilat do të shërbejnë që të përmirësohet shërbimi për vizitë shtëpiake dhe patronazh prej sot janë vënë në funksion në Shtëpinë e Shëndetit - Shkup.

Shkup, 20 janar 2020 (MIA) – Trembëdhjetë automjete të reja të cilat do të shërbejnë që të përmirësohet shërbimi për vizitë shtëpiake dhe patronazh prej sot janë vënë në funksion në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup.

Siç porositi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili sot së bashku me drejtorët e Shtëpisë së Shëndetit Viktor Isjanovski dhe Besim Koka i promovoi automjetet e reja, me këtë dalëngadalë po përmbyllet procesi për pajisje të automjeteve dhe të përforcimit në kuptim të infrastrukturës.

“Gjatë vitit të kaluar fillimisht furnizuam 12 automjete të reja prej të cilave gjashtë kanë ardhur këtu. Praktikisht, në këtë periudhë të gjashtë automjeteve ekzistuese, tani tetë, sepse edhe disa automjete tjera servisohen, është dyfishuar kapaciteti për ndihmë të shpejtë mjekësore. Tani këto automjete të reja për një segment tjetër, për shërbim të patronazhit dhe për vizitë shtëpiake dhe numri shtesë të automjeteve që do të mbërrijë në periudhën e ardhshme, me këtë kursim nga furnizimi paraprak edhe shtatë automjete shtesë prej të cilave dy apo tre sërish do të vijnë në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, ndërsa tjerat do të shpërndahen mbarë shtetit”, tha Filipçe.

Ai informoi se tashmë është përmbyllur edhe procesi i donacionit të 63 automjeteve spitalore nga Kina, të cilat gjithashtu në mënyrë përkatëse do të shpërndahen mbarë shtetin.

Ai theksoi se nuk ka më mungesë së automjeteve dhe të kuadrit dhe me tendencë të njëjtë do të vazhdojnë edhe më tej. Për periudhën e ardhshme paralajmëroi edhe në pika të reja në Draçevë dhe në Çento, të cilat tani janë të mbyllura për shkak të mungesës edhe të automjeteve dhe kuadrit. Në periudhën  e ardhshme, informoi Filipçe, pas shpërndarjes edhe të automjeteve  që do të donohen nga Kina do të vijojnë edhe pika të tjera në pjesët e Petrovecit dhe të Çuçer Sandevës.

Drejtori i Shtëpisë sëShëndetit në Shkup Viktor Isjanovski tha se me mbështetjen e Komunës Gazi babë dhe kryetarit Boris Georgievski, Ndihma Mjekësore Urgjente ka marrë donacion dy automjete të specializuara për nevoja mjekësore nga ana e Çekisë si dhënës të donacionit.

I pyetur lidhur me atë nëse kanë hequr dorë nga projekti partneritet publiko-privat me planet e reja të paralajmëruara për ndihmë të shpejtë ministri Filipçe konsideron se tani nuk është periudha në të cilën duhet të bëhen ndryshime të tilla themelore të rëndësishme, sepse, siç tha, ky është një proces kompleks në të cilin duhet të marrin pjesë më shumë faktorë dhe përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ekonomisë, ekspertë…

Në pyetjen e gazetarëve pse nuk është ndryshuar gjendja lidhur me problemet e klinikës infektive ku nuk ka ujë të ngrohtë, Filipçe bëri të ditur se ka plan i cili do të fillojë për një kohë të shpejtë, të sigurohen panele për ngrohje në Klinikë, dhe shtoi se ky është një sistem për efikasitet energjetik që duan ta implementojnë në më shumë spitale ku në të vërtetë nevojitet.

Lidhur me gazifikimin në gjinekologjinë në Çair  ai tha se procedurat administrative, lidhur me projektimin, të rishikimit të projektit lidhur me marrjen e lejeve dhe vendosja në punë kanë qenë në të vërtetë të gjata dhe beson se operatori ekonomik për një kohë rekord do ta përfundojë atë proces. Shtoi se nga aspekti teknik do të sigurohet gazifikim i plotë i spitalit.

Изјава на министерот за здравство Филипче и директорите на Здравствен дом Исјановски и Кока

Posted by MИА.mk on Понеделник, 20 јануари 2020

 

Back to top button
Close
Close