0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhurSvet.Slajder

Si Rusia përdor teknologjinë autoritare për të ndaluar koronavirusin

Rusia nën presidentin Vladimir Putin e mori teknologjinë pioniere autoritare: Vitin e kaluar, kreu i Kremlin miratoi masa që do të lejonin krijimin e një Interneti "të pavarur" rus, i cili do të jetë me Fierwall i mbrojtur  nga pjesa tjetër e botës.

CNN – Atlanta

30 Mars 2020

Rusia nën presidentin Vladimir Putin e mori teknologjinë pioniere autoritare: Vitin e kaluar, kreu i Kremlin miratoi masa që do të lejonin krijimin e një Interneti “të pavarur” rus, i cili do të jetë me Fierwall i mbrojtur  nga pjesa tjetër e botës.

Pandemia e Kovid-19 tani u jep autoriteteve ruse mundësinë për të testuar fuqi dhe teknologji të reja, ndërsa luftëtarët e të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës janë të shqetësuar që qeveria po ndërton kapacitete të reja mbikëqyrjeje.

Ndoshta mjeti më i spikatur teknologjik në arsenalin e Rusisë për të luftuar koronavirusin është sistemi i njohjes masive të fytyrës në Moskë. Përfunduar në fillim të këtij viti, sistemi i mbikëqyrjes fillimisht shkaktoi një protestë të pazakontë publike, ku mbrojtësit e privatësisë ngritën padi për mbikëqyrje të paligjshme.

Megjithatë ky sistem për shkak të koronavirusi ka marrë një aprovim të papritur në opinion.

Javën e kaluar, policia e Moskës tha se kapi dhe ndëshkoi 200 persona që shkelën masat e tyre për karantinë dhe vetëizolim duke përdorur sistemin e njohjes së fytyrës me 170,000 fotoaparate. Sipas njoftimeve të mediave ruse, disa prej atyre që kanë shkelur këto rregulla  kishin qenë jashtë shtëpive të tyre për më pak se gjysmë minutë para se të zbuloheshin nga një aparat fotografik.

“Ne duam më shumë kamera në mënyrë që të mos ketë ‘qoshe të vdekur” ose ndonjë rrugë e lënë pas dore, qorrsokak “, tha Oleg Baranov, shefi i policisë në Moskë, në një brifing jozyrtar, duke shtuar se shërbimet aktualisht janë duke punuar për instalimin e 9,000 kamerave shtesë.

Sistemi përdoret gjithashtu për të analizuar rrjetet sociale të atyre që konfirmohen ose dyshohen se janë të infektuar me koronavirus. Kryetari i Moskës Sergej Sobijanin përshkroi në blogun e tij zyrtar se si autoritetet e qytetit gjetën një grua nga Kina që kishte fluturuar nga Pekini që nga shkurti. Testi në fund ishte negativ, por Sobjanin tha se autoritetet e identifikuan shoferin e taksisë që e ka çuar gruan në shtëpi nga aeroporti, një mik të cilin e takoi para banesës së saj, duke thyer karantinën dhe kanë mbledhur të dhëna për të gjithë 600 personat që jetonin në ndërtesën e saj.

Dhe pastaj ekziston përdorimi i gjeolokacionit për të gjurmuar bartësit e koronavirusit. Epidemiologët besojnë se monitorimi dhe mbledhja e të dhënave është një mjet i rëndësishëm për monitorimin dhe lokalizimin e epidemive, por Rusia ka marrë një qasje dalluese. Kryeministri Mihail Mishustin javën e kaluar urdhëroi Ministrinë e Komunikimeve Ruse të nisë një sistem gjurmimi të bazuar në “të dhënat e gjeolokimit nga operatorët mobil për një person të caktuar ” deri në fund të kësaj jave.

 

Me fjalë të tjera, të dhënat e mbledhura nga sistemi nuk do të jenë anonime: Sipas dekretit të qeverisë, informacionet e mbledhura nga sistemi i monitorimit do të përdoren për t’u dërguar tekste atyre që kanë kontaktuar një bartës të koronavirusit, dhe për t’u raportuar autoriteteve rajonale në lidhje që ata t’i vendosin në vetëkarantinim këta persona. Masat e tilla kanë shkaktuar pak debat publik. Dhe Rusia është larg të qenurit i vetmi vend në botë që ka rritur aftësinë e tij të mbikëqyrjes për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në Izrael, shërbimi i sigurisë Shin Bet e ka përshtatur programin e tij të fuqishëm të mbikëqyrjes për të gjurmuar lëvizjet e pacientëve të infektuar me koronavirus ose rasteve të dyshuara. Mekanizmi është i ngjashëm me atë të përdorur në Rusi – të dhënat e celularit dhe kartave të kreditit përdoren për hartografim, dhe zyrtarët shëndetësorë më pas duhet të paralajmërojnë dhe karantiojnë njerëzit që kanë qenë në kontakt të ngushtë me një rast të sëmurë ose të dyshimtë për 10 minuta ose më shumë, njoftoi  Ministria e Shëndetësisë  izraelite.

Ministria tha se informacioni do të përdoret vetëm nga specialistët e tij dhe do të fshihet pas 60 ditësh. Por grupet e të drejtave të njeriut kanë paraqitur një peticion kundër tij në Gjykatën Supreme, e cila ka paralajmëruar se do të mbyllë programin nëse kryhet më shumë mbikëqyrje. Të enjten, Shin Bet tha se ata kishin ndihmuar autoritetet shëndetësore të identifikojnë dhe izolojnë më shumë se 500 banorë për të cilët është konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Në Korenë e Jugut, qeveria përdori të dhëna për transaksionet e kartave të kreditit, gjeolokimin e telefonit dhe regjistrimet e mbikëqyrjes për të dhënë informacion të detajuar mbi pacientët me koronavirus, pa i identifikuar ata me emër, sipas një faqe interneti qeveritare. Rezultati ishte një hartë ku njerëzit mund të shihnin nëse ata ishin afër një bartësi të koronavirusit.

Provajderët celularë në Bashkimin Evropian po ndajnë të dhëna me autoritetet shëndetësore në Itali, Gjermani dhe Austri për të ndihmuar në monitorimin e mënyrës se si njerëzit pajtohen me masat sociale (fizike) në distancë, raportoi Rojters. Sipas Uashington Postit, edhe Qeveria amerikane po shqyrton përdorimin e të dhënave anonime të mbledhura nga gjigandët e teknologjisë për qëllime të ngjashme. Por në Rusi, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe privatësisë janë të shqetësuar se përdorimi i sistemit të njohjes së fytyrës ishte tashmë në zonën gri ligjore dhe se masat më të rrepta në kushtet e koronavirusit mund të lejojnë që shteti të ushtrojë kontroll edhe në një numër më të madh të qytetarëve të saj edhe pasi kjo epidemi të ketë mbaruar.

“Dallimi është në vendet që kanë një kulturë më të madhe të respektimit të privatësisë dhe një kufizim të konsiderueshëm në qasjen dhe përdorimin e këtyre të dhënave”, tha Sarkis Darbinjan, avokat në “Roskomsvododa”, një organizatë joqeveritare që monitoron lirinë e mediave sociale në Rusi. “Gjëja më e keqe është se epidemia do të përfundojë një dite, por se këto masa, jam i sigurt, që do të mbeten “. Rusia, ndërkohë, planifikon të zgjerojë kapacitetin e saj ekzistues të sistemeve të mbikëqyrjes ndërsa numri i rasteve të koronavirusit rritet. Sistemi rus i mbikëqyrjes në stilin e “Big Brother” nuk është i përsosur. Jashtë kryeqytetit rus, njohja e fytyrës zakonisht është e kufizuar në aeroporte dhe stacione treni, por qeveria thotë se po përgatitet të përfshijë mjete të tjera të mbikëqyrjes në përpjekje për të hartuar një hartë të ardhshme të virusit.

 

Таг
Back to top button
Close
Close