BotëBotë.Portal

Si pasojë e zjarrit në një spital në Indi kanë humbur jetën tetë pacientë me koronavirus

Në zjarrin që shpërtheu në një spital në Indinë perëndimore kanë humbur jetën tetë pacientë të sëmurë nga koronavirusi i ri, kumtuan personat zyrtarë.

Nju-Delhi, 6 gusht 2020 (MIA) – Në zjarrin që shpërtheu në një spital në Indinë perëndimore kanë humbur jetën tetë pacientë të sëmurë nga koronavirusi i ri, kumtuan personat zyrtarë.

Zjarrfikës me 15 automjete zjarrfikëse e kanë shuar zjarrin në repartin për trajtim intensiv në spitalin Shrej në Ahmedabad, që është shuar për gjysmë ore, deklaroi një përfaqësues i zjarrfikësve.

Sipas tij, 35 pacientë janë transferuar në spitale të tjera.

Një përfaqësues zyrtar nga shteti indian Guxharat deklaroi se me siguri shkak për zjarrin është  prishja e instalimit elektrik. Ai shtoi se një infermier është lënduar derisa është përpjekur ta shuajë zjarrin. ar/ 

Back to top button
Close
Close