BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Si-En-En: Ushtria izraelite po përgatitet për aneksim eventual

Ministri izraelit i Mbrojtjes Beni Ganc e urdhëroi shefin e Forcave Mbrojtëse Izraelite (IDF) t'i përshpejtojë përgatitjet, me çfarë po lihet hapësirë se Qeveria është e gatshme për paralajmërim eventual për aneksim në javët e ardhshme, publikoi Si-En-En-i. 

Jerusalem, 3 qershor 2020 (MIA) – Ministri izraelit i Mbrojtjes Beni Ganc e urdhëroi shefin e Forcave Mbrojtëse Izraelite (IDF) t’i përshpejtojë përgatitjet, me çfarë po lihet hapësirë se Qeveria është e gatshme për paralajmërim eventual për aneksim në javët e ardhshme, publikoi Si-En-En-i.

Porosia kuptohet se udhëzues për IDF-në të përgatitet për përhapjen e dhunës së mundshme nga ana e palestinezëve, si dhe si dhe për pasoja rajonale eventuale nëse Izraeli vendos për aneksim të disa pjesëve nga territori palestinez.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu gjatë tre fushatave parazgjedhore paraprake premtoi se do ta zgjerojë sovranitetin izraelit mbi pjesë të Bregut Perëndimor, të cilat Izraeli i ka marrë në vitin 1967.

Premtimi i tillë mori mbështetje të plotë nga SHBA-ja në janar, kur presidenti amerikan Donald Tramp e prezantoi planin e administratës së vet për Lindjen e Mesme, i cili parashikon që Izraeli t’i aneksojë të gjitha lagjet hebraike në atë territor, si dhe përgjatë luginës së lumit Jordan.

Në të kundërtën, qëndrimi i Gancit në zgjedhjet ishte kundër aneksimit të njëanshëm, duke deklaruar se beson se hapi i tillë duhet të ndodhë vetëm me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close