BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Si-En-En: Trampi në bisedat telefonike shpesh i fyen aleatët, ndërsa i përçmonte lideret

Në qindra biseda telefonike me liderët botërorë, presidenti amerikan Donald Tramp ishte shpesh i papërgatitur për diskutime në tema serioze, i fyente aleatët kryesorë të Uashingtonit, ndërsa shpesh herë u mposht nga presidenti rus dhe turk Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, publikoi Si-En-En, duke iu referuar burimeve të drejtuara në përmbajtjen e bisedimeve.

Uashington, 30 qershor 2020 (MIA) – Në qindra biseda telefonike me liderët botërorë, presidenti amerikan Donald Tramp ishte shpesh i papërgatitur për diskutime në tema serioze, i fyente aleatët kryesorë të Uashingtonit, ndërsa shpesh herë u mposht nga presidenti rus dhe turk Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, publikoi Si-En-En, duke iu referuar burimeve të drejtuara në përmbajtjen e bisedimeve.

“Duke iu lajkatuar Putinit, Tramp në bisedat me liderin rus duke si dikush që herë pas here luan një parti damë, ndërsa para tij ka një mjeshtër shahu,” deklaroi një nga burim anonim.

Si-En-En thekson se Erdogani kishte leje të bëjë kontakte të drejtpërdrejta telefonike me Trampin, ndërsa presidenti i Turqisë ndonjëherë edhe më shumë se dy herë në javë e kërkonte presidentin amerikan.

Kjo është arsyeja pse bashkëpunëtorët e Trampit filluan të dyshojnë se inteligjenca turke në Uashington dinte detaje rreth lëvizjes së presidentit amerikan dhe orarit të tij të përditshëm.

Burimet për Si-En-En, theksojnë se Trampi kur bisedonte me gra shpesh i përçmonte. Ai ish-kryeministres britanike Tereza Mej i tha se është e dobët dhe nuk ka guxim, por e quajti atë edhe “budallaçke dhe hipokrite” për shkak të pikëpamjeve të saj për Bregzitin, NATO-n dhe emigracionin.

Ndërkohë, një burim tjetër për Si-En-En pretendon se Tramp e quajti kancelaren gjermane Angela Merkel “budallaçke” dhe e akuzoi atë se Rusia “e ka vendosur në xhep”, por ajo mbeti e qetë.

Publikimi eventual i detajuar i përmbajtjes së bisedimeve të besueshme, për të cilat Tramp ka të drejtën e vetos, do të kishte pasoja katastrofike për reputacionin e tij publik dhe midis anëtarëve të Kongresit.

Si-En-En thekson se Tramp pothuajse asnjëherë nuk është konsultuar me materiale të përgatitura nga CIA dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dhe gjatë bisedimeve ai u mbështet në vlerësimet e veta dhe kërkoi të barazonte personalet me interesat e shtetit. Ai gjithashtu shpesh mburrej për veten e tij, duke i përçmuar paraardhësit e tij, veçanërisht Xhorxh Bushin dhe Barak Obamën. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close