BotëBotë.Portal

Si-En-En: SHBA-ja dëshiron armë bërthamore që t’i përgjigjet Rusisë

- Ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper gjatë vizitës në Komandën Strategjike të SHBA-së javën e kaluar mbikëqyri një ushtrim ushtarak në të cilin forcat ushtarake ruse përdornin armë taktike bërthamore kundër NATO-s gjatë konfliktit fiktiv në Evropë, duke e detyruar SHBA-në që të hakmerren me arsenalin e tyre bërthamor, informon Si-En-En.

Uashington, 25 shkurt 2020 (MIA) – Ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper gjatë vizitës në Komandën Strategjike të SHBA-së javën e kaluar mbikëqyri një ushtrim ushtarak në të cilin forcat ushtarake ruse përdornin armë taktike bërthamore kundër NATO-s gjatë konfliktit fiktiv në Evropë, duke e detyruar SHBA-në që të hakmerren me arsenalin e tyre bërthamor, informon Si-En-En.

“Gjatë kohës së skenarit për ushtrimet ushtarake, në Evropë udhëhiqej luftë me Rusinë. Rusia vendosi që të përdorë armë bërthamore me rreze të shkurtë veprimi, ndërsa ne simuluam përgjigjen tonë”, deklaroi një përfaqësues i lartë zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.

Edhe pse e përshkruajti ushtrimin si rutinor, bëhet fjalë për skenar që e shqetëson Pentagonin, i cili vlerëson se Rusia mund të përdorë armë bërthamore me rreze të shkurtë veprimi gjatë konfliktit me NATO-n”, transmeton Si-En-En.

Pentagoni ka kohë që dëshiron ta modernizojë dhe përforcojë arsenalin e tij bërthamor, për çka për herë të parë në dekadat e fundit vendosi armë bërthamore –  nëndetëse bërthamore me rreze të shkurtë veprimi  W76-II. Këtë  veprim disa demokratë e përshkruan si pjesëmarrje në garën e re në armatim bërthamor i ngjashëm me atë të kohës së Luftës së Ftohtë.

Ministria e Mbrojtjes i mohoi zërat e tillë, duke thënë se veprimet e fundit janë vetëm përgjigje e aktiviteteve të Rusisë, e cila ka deri 2.000 raketa të ngjashme me rreze të shkurtë veprimi ose armë të tjera taktike bërthamore të cilat mund t’i përdorë në mënyra të ndryshme. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close