BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Si-En-En: Pentagoni dërgon disa mijëra ushtarë në Lindjen e Afërt

Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së mendon për sistemim shtesë të 4-7 mijë ushtarë në Lindjen e Afërt që ta kundërshtojë Iranin në rajon. Këtë e publikoi Si-En-En duke iu referuar burimeve ushtarake.

Uashington, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së mendon për sistemim shtesë të 4-7 mijë ushtarë në Lindjen e Afërt që ta kundërshtojë Iranin në rajon. Këtë e publikoi Si-En-En duke iu referuar burimeve ushtarake.

Të mërkurën, sekretari për shtyp i Pentagonit, Alis Farah, i mohoi informacionet e “Uolstrit xhurnal” se administrata e Uashingtonit mendon për ta përhapur praninë e vet ushtarake në Lindjen e Afërt me sistemimin e 14.000 ushtarëve dhe dhjetëra anijeve për provokimin e Iranit.

Sipas Si-En-En, sistemimi i trupave mund të jetë në nevojë të intensifikimit të mbrojtjes ajrore në kushte të rritjes së kërcënimit nga veprimet e Teheranit në rajon, duke i përfshirë edhe ato lidhur me dërgesën e projektilëve në Irak. Është vërejtur se Pentagoni për momentin analizon për atë se çfarë aftësi shtesë ushtarake janë të nevojshme në Lindjen e Afërt.

Në raportin e mediumeve theksohet se SHBA-ja mund t’i shfrytëzojë forcat e saja tokësore, ajrore dhe detare për ta përforcuar praninë e saj. Në fazën e parë, mund të sistemohen 3-4 mijë ushtarë. fb/

Back to top button
Close
Close