BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Shumë TV stacione e ndërprenë programin për 8.47 minuta

Stacioni televiziv amerikan për fëmijë "Nikelodion" mbrëmë e ndërpreu programin në periudhë prej tetë minuta e 47 sekondave. Aq kohë, afroamerikani Xhorxh Fllojd ishte lutur për jetën e tij, derisa polici e shtypte me këmbë në fyt.

Uashington, 3 qershor 2020 (MIA) – Stacioni televiziv amerikan për fëmijë “Nikelodion” mbrëmë e ndërpreu programin në periudhë prej tetë minuta e 47 sekondave. Aq kohë, afroamerikani Xhorxh Fllojd ishte lutur për jetën e tij, derisa polici e shtypte me këmbë në fyt.

Në televizion, në kohëzgjatje prej tetë minuta e 47 sekondave mund të dëgjohej frymëmarrja, ndërsa thënia “Nuk mund të marr frymë” ishte shkruar në tërë ekranin.

Disa rrjete televizive, përfshirë edhe MTV dhe VH1, i mbështetën protestat për vdekjen e Fllojdit, të cilat emetuan pothuajse nëntë minuta tinguj të frymëmarrjes, përderisa fjalët e fundit të Fllojdit “Nuk mund të marr frymë” janë shfaqur në tërë ekranin. ab/

 

Back to top button
Close
Close