0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalEkonomiVideo deklaratë

Shtyhen të gjitha afatet dhe thirrjet e hapura përmes programeve kombëtare dhe Programit IPARD 2

Të gjitha afatet dhe thirrjet e hapura, si për programet kombëtare, ashtu edhe për Programin IPARD 2 në fushën e bujqësisë, shtyhen për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, në lidhje me përhapjen e koronavirusit, reaspektivisht nga dita e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme e deri në ditën e përfundimit.

Shkup, 10 prill 2020 (MIA) – Të gjitha afatet dhe thirrjet e hapura, si për programet kombëtare, ashtu edhe për Programin IPARD 2 në fushën e bujqësisë, shtyhen për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, në lidhje me përhapjen e koronavirusit, reaspektivisht nga dita e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme e deri në ditën e përfundimit.

Siç informoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski në konferencën e sotme për shtyp, Qeveria dje në seancë ka miratuar dekret.

“Me miratimin e këtij dekreti, afatet për të gjitha thirrjet publike do të shtyhen për arritjen e marrëveshjeve të mbështetjes financiare për zvogëlimin e mbështetjes financiare për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale, afateve për realizimin e investimeve, për kryerjen e kontrolleve në vendngjarje, që skadojnë ose do të skadojnë gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo është periudhë kur ne përballemi me sfidë serioze, duke menaxhuar pasojat e Kovid-19, pandemia globale do të ndikojë mbi ekonominë, përfshirë sektorin bujqësor. Prandaj, detyrimi ynë si Qeveri është të marrim masa për të zbutur pasojat e pandemisë në bujqësi dhe zhvillim rural”, tha Dimkovski.

Ai shtoi se ata janë të vetëdijshëm se është e vështirë të bëhen investime përmes thirrjeve publike nga Programi Kombëtar dhe Programi IPARD 2, si dhe përpunimi i projekteve për thirrje të hapura, dhe janë të vetëdijshëm për rëndësinë e investimeve kapitale për modernizimin dhe zhvillimin bujqësor. Prandaj, siç tha, për të përmbushur nevojat e të gjithë fermerëve, biznesmenëve, vetëqeverisjes lokale, të cilët aktualisht janë në fazën e investimeve ose përgatisin projekte për aplikim, ata do t’i shtyjnë afatet për t’i mundësuar atyre të kenë investime cilësore dhe aplikime të plota për masat.

Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare dhe Zhvillim të Bujqësisë, Nikolçe Babovski sqaroi se sipas dekretit të miratuar, pushon procesi për paraqitjen e aplikacioneve për Masën 1 – Investimet në mjete materiale të bizneseve bujqësore nga Programi IPARD 2. Shpallja, tha ai, është hapur dhe duhet të zgjasë deri më 29 prill, por për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe pamundësisë së aplikantëve për të kompletuar dokumentacionin për aplikim, ky afat është ndërprerë. Zgjatja e afatit të paraqitjes së aplikimeve më tej do të kumtohet. Afate të reja shtesë do marrin edhe aplikantët të cilët tashmë kanë arritur marrëveshje me Agjencinë dhe janë në fazën e fundit të zbatimit të projektit.

“Në këtë mënyrë, ne mundësojmë që aplikantët të shmangin pasojat e mundshme të pamundësisë për të mbledhur investimet e nevojshme me kohë dhe për të realizuar planin e tyre të investimeve”, tha Babovski.

Sipas dekretit të qeverisë, afatet e paraqitjes së kërkese për mbështetje financiare pushojnë së funksionuari, si në Programin IPARD 2 ashtu edhe me programet kombëtare. bs/bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close