EvropëEvropë.Portal

Shtrahe kthehet në politikë

Ish-lideri i Partisë për Çlirim të Austrisë (FPO) dhe ish-zëvendës kancelar, Hajnc-Kristian Shtrahe sot kthehet në skenën politike me një fjalim në tubimin e Aleancës për Austri (DAO)

Vjenë, 23 janar 2020 (MIA) – Ish-lideri i Partisë për Çlirim të Austrisë (FPO) dhe ish-zëvendës kancelar, Hajnc-Kristian Shtrahe sot kthehet në skenën politike me një fjalim në tubimin e Aleancës për Austri (DAO).

DAO është formuar kah fundit i vitit të kaluar nga ana e ish-funksionarëve të FPO-së, bashkëpunëtorë të afërt të Shtrahes.

Sipas informatave të gazetës ditore austriake “Esterajh”, fjalim i Shtrahes do të jetë luftarak.

“Mund të biesh, por pastaj duhet të ngrihesh përsëri. Do të qëndroj gjithmonë besnik ndaj vetvetes dhe nuk do t’i braktisë njerëzit të cilët besojnë në mua”, deklaroi Shtrahe para fjalimit të sotëm në Aleancën për Austrinë.

Shtrahe në maj të vitit të kaluar ishte i detyruar të jepte dorëheqje nga të gjitha funksionet politike për shkak të aferës së korrupsionit Ibiza. ls/fab

 

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close