BotëBotë.Portal

Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj gazetarëve në Kabul

Shteti Islamik sot e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në Afganistan, ku e humbën jetën një gazetar dhe shoferi i autobusit të televizionit lokal.

Kabul, 31 maj 2020 (MIA) – Shteti Islamik sot e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në Afganistan, ku e humbën jetën një gazetar dhe shoferi i autobusit të televizionit lokal.

Një komunikatën e publikuar në faqen e internetit të organizatës terroriste thuhet se sulmi ka qenë i drejtuar drejt punonjësve të TV Kurshid, sepse stacioni ishte besnik ndaj Qeverisë së Afganistanit.

Sipas raporteve fillestare, bomba ka qenë e ngjitur në autobus me magnet dhe ka shpërthyer gjatë bllokimit të trafikut në mbrëmje.

Dy punonjës të këtij stacioni televiziv janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në sulme të ngjashme në dy vitet e fundit. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close