0_Magazinë.PortalShtëpi

Shtëpia e Elvis Prislit shitet për 30 milion dollarë

Vila e mëparshme e Elvis Prislit, me shtatë dhoma gjumi, me pellg në oborr dhe çajtore tradicionale japoneze, shitet për  afër 30 milion dollarë amerikan. Prona gjendet në Los Anxhelos.

Los Anxhelos, 17 shtator 2020 (MIA) – Vila e mëparshme e Elvis Prislit, me shtatë dhoma gjumi, me pellg në oborr dhe çajtore tradicionale japoneze, shitet për  afër 30 milion dollarë amerikan. Prona gjendet në Los Anxhelos.

Shtëpia është nxjerrë në shitje para dy jave me çmim prej 20 milion dollarë, së bashku me   pjesën e golfit në afërsi, e cila kushton 9,3 milion dollarë. Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Agjencisë “Hilton dhe Hajland” e cila e udhëheq shitjen. Detajet tjera për shitjen ende nuk janë publikuar, por zërat flasin se  vila do t’u përkasë  Rajan Hekmat dhe Jasmin Larijan – pronarëve të brendit të modës Kult Gaja.

Shtëpia tjetër, gjithashtu në Los Anxhelos, në të cilën ka jetuar Elvis Prisli, vitin e kaluar ishte shitur për 25,5 milion dollarë. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close