BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Shtëpia e Bardhë bëri thirrje të respektohet rendi dhe ligji në vend

Nga Shtëpia e Bardhë sot edhe një herë thanë se dyshohet që pas protestave qëndrojnë ekstremistët nga organizata e majtë "Antifa" dhe u bënë thirrje protestuesve ta respektojnë "ligjin dhe rendin".

Uashington, 1 qershor 2020 (MIA) – Nga Shtëpia e Bardhë sot edhe një herë thanë se dyshohet që pas protestave qëndrojnë ekstremistët nga organizata e majtë “Antifa” dhe u bënë thirrje protestuesve ta respektojnë “ligjin dhe rendin”.

Këtë sot për televizionin Foks njuz e deklaroi Kejli Mekenani, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Donald Tramp sërish mbrëmë “Antifa-n” e emëroi si organizatë terroriste.

Sot ai ka takim pas dyerve të mbyllura me Prokurorin e Përgjithshëm ViliJam Brr, ndërsa më pas do të zhvillojë një telekonferencë me guvernatorët dhe përfaqësuesit e shërbimeve dhe autoriteteve të sigurisë kombëtare.

Mbrëmë, policia dhe zjarrfikësit i shuan zjarret rreth shtëpisë së Bardhë dhe i dëbuan demonstruesit, të cilët thyen xhama të dyqaneve dhe bënin plaçkitje, si në kryeqytet, ashtu edhe në vendet tjera si Atlanta, Nju Jorku dhe disa vende të tjera në Kaliforninë e Jugut.

Për vendosje të rendit në SHBA, në 23 vende dhe në Uashington është angazhuar Garba Kombëtare.

Mbrëmë në Luisvill, Kentaki, e humbi jetën një person, pasi policia dhe Garda kombëtare hapën zjarr në përpjekje për ta shpërndarë turmën.

Trazirat filluan në Mineapolis të hënën, pas vrasjes së Xhorxh Flojd, afroamerikanit, i cili vdiq si pasojë e sjelljes brutale të policisë gjatë arrestimit. ls/ab/ 

Таг
Back to top button
Close
Close