0_Magazinë.PortalShtëpi

Shtëpi e inspiruar nga xhazi

Trejn është rezidencë minimaliste e vendosur në Tokio, e disejnuar prej studios arkitektonike "Apolo arkitekts end asoshiejts", për një çift martesor, adhurues të muzikës xhaz.

Tokio, 17 prill 2019 (MIA) – Trejn është rezidencë minimaliste e vendosur në Tokio, e disejnuar prej studios arkitektonike “Apolo arkitekts end asoshiejts”, për një çift martesor, adhurues të muzikës xhaz.

Burri më parë kishte qenë muzikant i xhazit dhe ka dashur që enetrierin ta përbëjë, para së gjithash, sensibiliteti i artistit të tij të preferuar të xhazit, Xhon Koltrejn.

Ndërtesa është ngritur në më shumë shtylla me hapësirë hyrëse e cila ndodhet pranë parkingut. Dhoma kryesore e fjetjes me pamje nga oborri, me çka mundësohet depërtim më i madh i dritës në hapësirë.

Kati i epërm përbëhet prej hapësirës për ngrënien e ushqimit dhe kuzhinë të cilat të përkujtojnë xhaz-baret, me vende për t’u ulur për mysafirët dhe bufe me pije.

Hapësira kryesore e ditës dekorohet me lartësi të dyfishtë në tavan si edhe dritare të mëdha për maksimizimin e dritës natyrore. shk/ 

 

Таг
Back to top button
Close
Close