Botë

Shtatëdhjetë vjet nga fillimi i Luftës koreane

Koreja Jugore dhe Veriore nesër do ta shënojnë  70 vjetorin e  fillimit të Luftës koreane, secila  veçmas nga ana e tyre e kufirit.

Seul, 24 qershor 2020 (MIA) – Koreja Jugore dhe Veriore nesër do ta shënojnë  70 vjetorin e  fillimit të Luftës koreane, secila  veçmas nga ana e tyre e kufirit.

Lufta, në të cilën  humbën jetët dhe u lënduan miliona njerëz, filloi me sulm të trupave  koreakoverior mbi Republikën e Koresë (Koreja Jugore) në vitin 1950. Përfundoi në vitin 1953 me armëpushim, ndërsa jo me marrëveshje paqësore, me çka Gadishulli korean edhe më tutje  mbeti  teknikisht në luftë.

Zona e demilitarizuar  e kufirit mes të dy Koreve  është vendosur pas përfundimit të luftës.

Armiqësia e Gadishullit korean  në mënyrë drastike  u rrit javën e kaluar  kur Koreja Veriore  e shkatërroi  zyrën  ndërkoreane për lidhje në territorin e tyre, sepse Koeja Jugore  dërgon fluturime kundër saj.

Pheniani atëherë tha se do të përgjigjet në gjestin e tillë me dërgimin e porosive dhe ndërmarrjes së hapave tjerë, në lidhje me marrëveshjen e vitit 2018 për qetësim të tensioneve  të kufirit. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close