BotëBotë.Portal

Shtatë vende të reja në “listën e zezë” të financuesve të terrorizmit

 Agjencia ndërkombëtare për ndjekje të financimit të terrorizmit (FATR) kumtoi se ka shtuar shtatë vende të reja në "listën e zezë" për shkak të lëshimeve në luftën kundër financimit të grupeve terroriste dhe larje parash.

Paris, 22 shkurt 2020 (MIA) – Agjencia ndërkombëtare për ndjekje të financimit të terrorizmit (FATR) kumtoi se ka shtuar shtatë vende të reja në “listën e zezë” për shkak të lëshimeve në luftën kundër financimit të grupeve terroriste dhe larje parash.

Mes atyre vendeve janë Shqipëria, Barbados, Xhamaika, Mauricius, Mjanmari, Nikaragua dhe Uganda.

Këtyre shteteve u është urdhëruar të ndërmarrin  shumë masa juridike dhe të tjera, që të mund të mënjanohen nga lista  dhe t’u shmangen dënimeve  të mëtutjeshme financiare.

FATF, gjithashtu, paralajmëroi  ndjekje të ashpërsuar të Iranit, ndërsa njëkohësisht është dhënë  edhe paralajmërim te Qeveria pakistaneze e cila mori edhe katër muaj për t’i përforcuar masat në luftën kundër  financimit të terrorizmit dhe të mos  shënohet në “listën e zezë”.

Agjencia ndërkombëtare vendosi masa shtesë të ndjekjes kundër Iranit,  të cilat nënkuptojnë kontroll  të disa transaksioneve, që mund të shkaktojë problem të madh në punën e  investitorëve të huaj në atë vend.  sa/

Таг
Back to top button
Close
Close