Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Shtatë të infektuar dhe shtatë të shëruar nga koronavirusi në Kërçovë

Në Kërçovë sot ka shtatë raste të reja me Kovid-19, ndërsa janë shëruar poashtu shtatë persona. Sipas të dhënave të MSH-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë ka arrit 194 persona, ku 114 janë aktive, 71 janë shëruar dhe nëntë persona kanë vdekur. 

Kërçovë, 9 gusht 2020 (MIA) – Në Kërçovë sot ka shtatë raste të reja me Kovid-19, ndërsa janë shëruar poashtu shtatë persona. Sipas të dhënave të MSH-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë ka arrit 194 persona, ku 114 janë aktive, 71 janë shëruar dhe nëntë persona kanë vdekur.

“Sot te ne kemi shtatë të sapoinfektuar dhe mjekohen në kushte shtëpiake nën mbikëqyrje të mjekut amë dhe kuptohet janë në izolim. Për fat kemi edhe shtatë të shëruar nga koronavirusi”, ka thënë d-r Xhabir Bajrami, anëtar i Shtabit komunal të krizës në Kërçovë.

Ai ka apeluar deri te të gjithë qytëtarët t’u përmbahen rekomandimeve nga institucionet kompetente shëndetësore. rz/fab

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close