Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Shtatë raste të reja me Kovid-19 në rajonin e Tetovës

Qendra për Shëndet Publik Tetovë informon se shtatë  të saposëmurë nga Kovid-19 janë regjistruar  gjatë 24 orëve të  fundit në rajonin e Tetovës.

Tetovë, 22 korrik 2020 (MIA) – Qendra për Shëndet Publik Tetovë informon se shtatë  të saposëmurë nga Kovid-19 janë regjistruar  gjatë 24 orëve të  fundit në rajonin e Tetovës.

“Prej gjithsej shtatë rasteve, pesë janë banorë të komunës Tetovë, ndërsa nga një rast ka në  vendet e komunave Tearcë dhe Bërvenicë, ka informuar  dr. Zorica Zafiroska, specialiste për epidemiologji pranë Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë.

Nga policia e Tetovës informojnë se në Tetovë deri në orën shtatë të mëngjesit  shënohen 29 vendime të reja  për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

“Janë kontrolluar  587  persona me vendime të tilla dhe  nuk janë konstatuar parregullsi rreth respektimit të vendimeve”, informojnë nga SPB Tetovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse  gjithsej 30 personave u janë përgatitur  urdhëresa pagesore shkelëse, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës qeveritar. as/sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close