BotëBotë.Portal

Shtatë persona konsiderohen të zhdukur në ortekun në malin Anapura në Nepal

Të paktën katër koreanojugorë dhe ciceronë nepalez janë paraqitur të zhdukur pasi që orteku e ka goditur rrugën e popullarizuar në malin Anapura në Nepal.

Katmandu, 18 janar 2020 (MIA) – Të paktën katër koreanojugorë dhe ciceronë nepalez janë paraqitur të zhdukur pasi që orteku e ka goditur rrugën e popullarizuar në malin Anapura në Nepal.

Autoritetet e Nepalit bënë të ditur se janë shpëtuar 30 alpinistë dhe punohet për shpëtimin e të tjerëve, por kushte e motit nuk janë të përshtatshme për operacionin e shpëtimit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Jugut bëri të ditur se orteku ka ndodhur në një lartësi mbidetare prej 3.230 metra dhe se janë zhdukur katër mësimdhënës të cilët vullnetarisht kanë punuar në Nepal.

Таг
Back to top button
Close
Close