EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Shtajnmaer drejtuar ushtrisë së Bjellorusisë: Mos jini të dhunshëm ndaj protestuesve

Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmaer i ka bërë thirrje ushtrisë në Bjellorusi të mos jetë e dhunshme ndaj protestuesve që protestojnë kundër, siç tha, zgjedhjet e rreme presidenciale.

Berlin, 17 gusht 2020 (MIA) – Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmaer i ka bërë thirrje ushtrisë në Bjellorusi të mos jetë e dhunshme ndaj protestuesve që protestojnë kundër, siç tha, zgjedhjeve të rrejshme presidenciale.

“Unë i bëj thirrje ushtrisë bjelloruse që të mos bëjë mëkat kundër popullit të vet duke përdorur forcë”, theksoi Shtajnmaer.

Ai shtoi se e respekton guximin e protestuesve dhe i bëri thirrje Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, të pajtohet për një dialog me ta sepse, siç e tha ai, “bjellorusët meritojnë solidaritet dhe mbështetje”. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close