BallkanBallkan.Portal

Shtabi Krizës së BeH-së: Gjendja epidemiologjike po përkeqësohet

Shtabi i Krizës pranë Ministrisë së Shëndetësisë së BeH-së, pas përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, veçanërisht në Sarajevë, u bëri apel qytetarëve të shmangin tubime publike dhe ta kufizojnë lëvizjen. 

Sarajevë, 4 gusht 2020 (MIA) – Shtabi i Krizës pranë Ministrisë së Shëndetësisë së BeH-së, pas përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, veçanërisht në Sarajevë, u bëri apel qytetarëve të shmangin tubime publike dhe ta kufizojnë lëvizjen.

Masat e fundit të vendosura nga 25 korriku janë mbajtja e detyruar e masave në hapësirë të mbyllur, duke e respektuar distancën fizike prej një metër, por edhe në ambient të hapur nëse është e pamundur që njerëzit të mbajnë distancë prej dy metrave.

Pas përkeqësimit të gjendjes për shkak të koronavirusit, lejohet tubim në maksimum 50 njerëz në ambient të mbyllur dhe jo më shumë se 100 persona në ambient të hapur. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close