0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Shtabi komunal i krizës kërkon nga Qeveria vendosjen e gjendjes së krizës në Kumanovë, regjim të posaçëm kontrolli në hyrjet dhe daljet

Shtabi komunal i krizës - Kumanovë, në seancën e sotme të 17-të i kërkoi Qeverisë të shpallë gjendje krize në Kumanovë dhe të vendos regjim të posaçëm kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit.

Kumanovë, 1 prill 2020 (MIA) – Shtabi komunal i krizës – Kumanovë, në seancën e sotme të 17-të i kërkoi Qeverisë të shpallë gjendje krize në Kumanovë dhe të vendos regjim të posaçëm kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut të shpallë gjendje krize në Komunën e Kumanovës dhe të vendosë regjim të posaçëm kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet në qytet me postblloqe, me qëllim zbatimin e Planit të veprimit të Qendrës për menaxhimin e krizave dhe parandalimin e përhapjes së padëshiruar të epidemisë jashtë dhe drejt qytetit”, thuhet në kumtesën e Shtabit.

Shtabi komunal i krizës ju bëri thirrje pronarëve të banesave që të dezinfektojnë ambientet e përbashkëta të ndërtesave.

Duke iu referuar dispozitave ligjore në bazë të Ligjit të banimit, ku theksohet se pronari ka të drejtë dhe detyrim të kujdeset për mirëmbajtjen dhe funksionimin e rregullt të pjesëve të përbashkëta, nga Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim kërkojnë që të respektohen rregullat, në veçanti kryerja e dezinfektimit, nga ana e pronarëve të ndërtesave të apartamenteve në territorin e komunës. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close