BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Shqipëria nga SHBA-ja ka marrë 900.000 dollarë shtesë për luftë kundër Kovid-19

Shqipëria ka marrë mjete financiare shtesë në vlerë prej 900.000 dollarë ndihmë nga SHBA-ja për përballje me pandeminë e Kovid-19. 

Tiranë, 20 maj 2020 (MIA) – Shqipëria ka marrë mjete financiare shtesë në vlerë prej 900.000 dollarë ndihmë nga SHBA-ja për përballje me pandeminë e Kovid-19.

Lajmin në Tuiter e ka publikuar ambasadorja amerikane në Tiranë Juri Kim, duke shtuar se ndihma e përgjithshme amerikane për Shqipërinë për këtë qëllim arrin dy milionë dollarë.

“SHBA-ja i ka ndarë Shqipërisë 900.000 dollarë amerikanë shtesë për koronavirus, me çfarë ndihma e përgjithshme arrin 2 milionë dollarë amerikanë, ndërsa për laboratori, ndihmë teknike, për hulumtim e rasteve. Nga viti 2000 e deri më tani ndihma për Shqipërinë arrin 700 milionë dollarë”, ka shkruar ambasadorja Kim.

Thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë do të jenë me miqtë dhe do ta udhëheqin luftën kundër kërcënimeve globale. vt/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close