0_Web_Ballina - SllajderKorrespondentë BotëTemë

Shqipëria “në këmbë” pas paralajmërimit për zgjerimin e ujërave territoriale greke në Detin Jon

Lajmi se kryeministri grek Kirijakos Micotakis në Parlament ka deklaruar se Greqia do ta zgjerojë kufirin detar për 6-12 milja në Detin Jon, e më pas edhe informacioni se paraprakisht me kryeministrin shqiptar Edi Rama ka biseduar përmes telefonit shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias dhe paralajmërimi se së shpejti do të qëndrojë për vizitë në Tiranë, shkaktoi reagime në Shqipëri, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Tiranë, 27 gusht 2020 (MIA) – Lajmi se kryeministri grek Kirijakos Micotakis në Parlament ka deklaruar se Greqia do ta zgjerojë kufirin detar për 6-12 milja në Detin Jon, e më pas edhe informacioni se paraprakisht me kryeministrin shqiptar Edi Rama ka biseduar përmes telefonit shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias dhe paralajmërimi se së shpejti do të qëndrojë për vizitë në Tiranë, shkaktoi reagime në Shqipëri, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Reagimi i parë erdhi nga Rama, i cili duke iu përgjigjur një qytetari në Fejsbuk në komunikim të zakonshëm shkroi se “deti dhe toka nuk dhurohen si veshje“.

– Detet dhe toka nuk dhurohen si veshje, miku im, prandaj para se të bisedosh për tema të këtilla, ulu, lexo, informohu, e më pas shprehu dhe mbrohu nga gënjeshtrat e mëdha, ka shkruar Rama.

Opozita përmes ish-shefit të diplomacisë, profesorit universitar Tritan Shehu, akuzoi se Rama “i cili e ka anatemuar marrëveshjen për kufirin detar të vitit 2019, tani, kur Greqia i zgjeron ujërat territoriale në 12 milje në Detin Jon, heshtë”.

Shehu theksoi se këto janë aktivitete të një qeverie, e cila është në largim dhe është “përplot me mëkate”.

“Do të doja në fillim të theksoj se në parim është e drejtë e Greqisë që të bëjë përpjekje të këtilla. Çështja qëndron te Rama, i cili dje anatemoi deri sa e rrëzoi Marrëveshjen e vitit 2009, më e mira e mundshme e realizuar e me distancë 6 milje, më tej pengoi dërgimin në Hagë në mirëkuptim të të dy palëve të çështjes kur dhe Greqia ne atë periudhë nuk e kundërshtonte, duke kaluar nga shkatërrimi aventuresk i marrëdhënieve strategjike me atë vend, në humbje të plotë dinjiteti me “këngë e valle”, ka shkruar Shehu në Fejsbuk.

Ai bën të ditur se pikërisht aktivitetet e këtilla absurde dhe të qëllimshme në politikën e jashtme dhe rajonale i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në marrëdhëniet dhe pozicionin, në procesin e integrimit dhe humbjen e rolit për stabilitetin e Rajonit.

– Kjo Qeveri ne “ikje” është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për atë çfarë “gatoi”, tashme nuk ka as të drejtën morale, politike apo legale që te negociojë për të tilla çështje, gjë që përfundimisht do të gjejnë zgjidhje me Qeverinë e re demokratike, nën një frymë bashkëpunimi e përgjegjshmëri të thellë, që do të forcojë stabilitetin e rajonit e do të vendosë përsëri vendin në pozicionin e domosdoshëm për këtë”, bën të ditur Shehu.

Nga Ministria shqiptare e Evropës dhe Politikës së Jashtme për “Zërin e Amerikës” kanë deklaruar se zgjerimi i kufirit detar të Greqisë nuk ka kurrfarë lidhshmërie me kufirin ujor shqiptaro-grek.

„Ministria e Jashtme e Shqipërisë u përgjigj në interesin e “Zërit të Amerikës” në këtë temë, lidhur me deklaratat për zgjerimin e ujërave territoriale greke prej 6 në 12 milja nautike dhe theksoi se ky është problem që është rregulluar me të drejtën ndërkombëtare dhe konkretisht me Konventën për ligjin për detin (UNCLOS) të vitit 1982“.

Ministria bën të ditur se Shqipëria dhe Greqia, si vende fqinje ndajnë zona detare, tashmë janë të përkushtuar në arritjen e marrëveshjes së re “në frymën e mirëkuptimit dhe interesit të ndërsjellë, të mbështetur në parimet dhe normat e ligjit për detin, praktikë ndërkombëtare, si dhe respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetues“.

Pas një vale reagimesh në rrjetet sociale, mbrëmë vonë për “qetësi” bëri thirrje zëvendëskryeministri Erion Braçe, duke garantuar se “vendit nuk i merret asnjë centimetër. Ai bëri thirrje për qetësi meqë “askush nuk e ka sulmuar Shqipërinë, e as që dikush i ka marrë tokë ose det”.

Më tutje sqaron se toka dhe deti janë të garantuara me ligje kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai, gjithashtu, përkujton në marrëveshjen nga koha e Qeverisë së Partisë Demokratike, që e quajti kundërkushtetuese të një qeverie të degraduar.

„Qetësohuni! Histeria nuk është fuqia jonë, është dobësia jonë! Po u drejtohem ju të gjithëve që keni mësyrë prej orësh të komentoni në rrjetet sociale: Qetësohuni! Nuk na ka pushtuar kush e as po na rrëmben kush tokë, det! Toka, deti e gjithçka tjetër që Zoti na fali në këto anë e që ligjet ndërkombëtare e kombëtare na garantojnë, nuk i mbron histeria, por dija, qetësia, qartësia, ligji, pasioni dhe dashuria për çdo centimetër toke e det, shkruan Braçe.

Çështja e kufirit detar mes dy vendeve është temë që shpesh aktualizohet në Shqipëri dhe jo rrallë përmendet si kusht grek për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në disa raste janë organizuar protesta kundër “qëllimit të qeverisë dhe lëshimit të një pjese të ujërave territoriale Greqisë” prej të cilave porositet se kjo “është tradhti kombëtare dhe nëse kjo është kusht për marrjen e datës për bisedime me BE-në, nuk duhet as të ndodhë“.

Në prill të vitit 2009 shefat e atëhershëm të diplomacive të dy vendeve, Lulzim Basha dhe Dora Bakojani, në prani të kryeministrave Sali Berisha dhe Kostas Karamanlis, në Tiranë e nënshkruan marrëveshjen për përkufizimin dhe shënimin e kufirit. Por, Kushtetuesja e Shqipërisë vitin e radhës e shpalli marrëveshjen jokushtetuese.

Ekspertët nga kjo fushë pohonin se Berisha “i ka dhuruar” Greqisë më shumë se 200 kilometra katrorë territor detar, që i ka takuar Shqipërisë, ku konsiderohet se ka burime të mëdha të naftës dhe gazit.

Vera Todorovska

 

Таг
Back to top button
Close
Close