BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Shqipëria është vendi me numër më të vogël të mantebardhëve për kokë banorë

Shqipëria është vendi me numër më të vogël të mjekëve dhe kuadrit të infermierëve për kokë banori  mes vendeve nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor, por pandemia mund ta përkeqësojë  këtë gjendje për shkak të kërkesës së madhe të punonjësve shëndetësor në vendet e BE-së

Tiranë, 6 gusht 2020 (MIA) – Shqipëria është vendi me numër më të vogël të mjekëve dhe kuadrit të infermierëve për kokë banori  mes vendeve nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor, por pandemia mund ta përkeqësojë  këtë gjendje për shkak të kërkesës së madhe të punonjësve shëndetësor në vendet e BE-së.

Sipas të dhënave të forumit ekonomik në Vjenë, në të cilat referohet gazeta Monitor, në vitin 2017, vetëm 18 për qind e fuqisë punëtore në shëndetësi kanë shkuar jashtë vendit, para se gjithash në Gjermani. Në periudhën prej viteve 2010-2017 Shqipërinë e kanë braktisur 772 mjekë  të praktikës së përgjithshme dhe specialistë  nga fusha të ndryshme mjekësore.

“Kjo shifër paraqet diçka më shumë se tre gjenerata që kanë dalur nga Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë, ku mesatarisht në vit diplomojnë  më pak se 200 mjekë. Kjo do të thotë se  nga shtatë gjenerata të diplomuara tre kanë emigruar”, citon gazeta.

Sipas burimit të njëjtë numri i tërësishëm i mjekëve  të cilët kanë emigruar në periudhën e viteve 2010-2017 arrin 1.029, por shifra është shumë më e madhe sepse nga viti 2017 deri në 2020 shkuarja e mantelbardhëve është në shkallë ende më të lartë.

Vlerësohet se në dekadën e fundit vendin e kanë braktisur 4.00 mjekë dhe mbi 6.000 infermiere. vt/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close