BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Shqipëria e ndërpreu edhe komunikacionin detar drejt Italisë Veriore

Pas ndërprerjes së komunikacionit ajror nga aeroporti "Nënë Tereza" në Tiranë, drejt pjesës veriore të Italisë autoritetet shqiptare tërësisht e ndaluan edhe komunikacionin detar.

Tiranë, 9 mars 2020 (MIA) – Pas ndërprerjes së komunikacionit ajror nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë, drejt pjesës veriore të Italisë autoritetet shqiptare tërësisht e ndaluan edhe komunikacionin detar.

Në dekretin e nënshkruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ballaku, qëndron se ndalohen të gjitha qarkullimet e mjeteve transportuese në det drejt të gjitha porteve në pjesën veriore të Italisë.

“Janë ndaluar të gjitha lëvizjet e udhëtarëve dhe automjeteve në relacionin Durrës-Ankona-Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës. Të gjitha mjeteve transportuese detare destinacion i së cilave janë portet e hapura të Republikës së Shqipërisë nuk do t’u lejohet dalja e ekuipazheve prej objekteve lundruese”, qëndron në dekretin e Ministrisë.

Drejtoria e përgjithshme detare menjëherë i ka njoftuar kapitenitë e portit, portet e Republikës së Shqipërisë dhe agjencitë detare për zbatimin e këtij kufizimi, i cili do të vlejë deri në njoftimin e ri.

Paraprakisht qeveria shqiptare solli vendim për ndërprerjen e mësimit në të gjitha nivelet, të gjitha tubimet publike, si dhe fluturimet drejt Italisë deri më tre prill.

Në Shqipëri sot janë konfirmuar dy raste me koronavirus, babai (54) dhe djali (28) nga Tirana. shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close