0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Shqipëria e ndërmori kryesimin me OSBE-në, për Ramën ky është moment historik

Shqipëria sot edhe zyrtarisht e ndërmori kryesimin me OSBE-në për vitin 2020.

Tiranë, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Shqipëria sot edhe zyrtarisht e ndërmori kryesimin me OSBE-në për vitin 2020.

Nga Bratislava, kryeministri dhe njëherësh edhe ministër për Evropë si dhe Punë të Jashtme, Edi Rama, këtë e vlerësoi si hap historik për vendin e tij.

Shtoi që në radhë të parë është përgjegjësi e madhe të udhëhiqet kjo organizatë ndërkombëtare por edhe mundësi e shkëlqyeshme për të bërë që Shqipëria të shkëlqejë në ballë të punës së madhe dhe sfidave të veçanta të OSBE-së.

Edhe krahas sfidës, Rama shprehu besueshmëri që OSBE nën udhëheqjen e Shqipërisë do të jetë e suksesshme dhe do të bazohet në dialog, demokraci dhe të drejtat e njeriut.

“Për Shqipërinë, ky është moment historik. Vizioni ynë për udhëheqje me OSBE-në do të bazohet në tre shtylla
E para çështjet themelore për të drejtat e njeriut, siç është besueshmëria, siguria, integriteti territorial dhe paqja në Evropë. E dyta, mbrojtja e demokracisë siç edhe puna e OSBE-së do të jenë të lidhura ngushtë me popullin. Shtylla e tretë do të bazohet në dialogun, mbase akoma ka nevojë për ndërtimin e besueshmërisë ndërmjet vendeve”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se korrupsioni e minon prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënime të tjera.

“Do të luftojmë kundër korrupsionit. Nder i madh dhe përgjegjësi e madhe është që nga dora e parë do të udhëhiqet kjo organizatë ndërkombëtare si dhe mundësi e madhe për të bërë që Shqipëria të shkëlqejë në ballë të punës së madhe dhe sfidave të veçanta të OSBE-së”, shtoi Rama.

Shqipëria nga buxheti për vitin 2020 për udhëheqjen me OSBE-në i ka ndarë katër milionë dollarë.

Në Bratisllavë në takimin e dytë e ministrave për Punë të Jashtme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), së bashku me Ramën , është dhe ushtruesi i detyrës ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj.

Ai shkroi më herët në Fejsbuk:

“Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr kryesinë e OSBE-së. Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”, shkroi Gent Cakaj. bs/shk/

Back to top button
Close
Close