0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Shqipëri: Lëshohen 38 urdhra për arrestimin lidhur me pasojat e tërmetit

Prokurorët kanë lëshuar fletarrestime për 38 persona për shkak të mosrespektimit  të rregullave gjatë ndërtimit të ndërtesave që sollën deri në rrënime dhe dëmtime në Tiranë dhe komunat përreth në tërmetin e 26 nëntorit.

Tiranë, 15 janar 2020 (MIA) – Prokurorët kanë lëshuar fletarrestime për 38 persona për shkak të mosrespektimit  të rregullave gjatë ndërtimit të ndërtesave që sollën deri në rrënime dhe dëmtime në Tiranë dhe komunat përreth në tërmetin e 26 nëntorit.

TV “KLAN” publikoi, se në aksionin e madh policor 27 nga personat tashmë janë arrestuar dhe se në kërkim janë edhe 11 personat të tjerë.

Ndër ta ka zyrtarë komunalë, drejtues lokalë dhe inxhinierë, të dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe lëshim të lejeve për ndërtesa të paqëndrueshme. Në mes të arrestuarve ka edhe tre ish kryetarë të komunave.

Të gjithë të ndaluarit dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë falsifikuar dokumente.

Tirana pësoi dëme të mëdha në tërmetin e 26 nëntorit. Shkatërrimi ishte shumë më i madh afër epiqendrës së bregdetit të Adriatikut, kryesisht në qytetet e Durrësit dhe Thumanit, ndërsa 51 persona humbën jetën si pasojë e ndërtesave të shembura.

Aksion i ngjashëm u ndërmor edhe në Durrës, ku u arrestuan 18 persona, por gjysma e tyre u lanë të lirë. vt/ bs/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close