BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Shqipëri: Katër raste të reja të koronavisurit, prej tyre dy mjekë

Me katër rastet e reja të konfirmuara të koronavirusit në Shqipëri, numri i të infektuarve është rritur në 42. "Gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar puna në terren pa u ndaluar. Janë testuar 27 persona të dyshuar qytetarë dhe personale. 4 raste të reja janë konfirmuar. Janë testuar në total 532 raste dhe janë pozitiv vetëm 42 raste", ka thënë zëvendësministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë Mira Rakacolli.

Tiranë, 15 mars 2020 (MIA) – Me katër rastet e reja të konfirmuara të koronavirusit në Shqipëri, numri i të infektuarve është rritur në 42.

“Gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar puna në terren pa u ndaluar. Janë testuar 27 persona të dyshuar qytetarë dhe personale. 4 raste të reja janë konfirmuar. Janë testuar në total 532 raste dhe janë pozitiv vetëm 42 raste”, ka thënë zëvendësministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë Mira Rakacolli.

Sipas saj, tre nga pacientët janë në kujdes intensiv, një burrë 66 vjeçar nga Luzhnja, një grua 61 vjeçare nga Fieri dhe një burrë 50 vjeçar nga Tirana. Pacientët tjerë, shtoi Rakacolli, tani për tani janë në gjendje stabile.

“Dua t’ju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem qëndroni në shtëpi”, tha Rakacolli.

Në numrin e veçantë 122, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 7.247 thirrje, nga të cilat lidhur me koronavirusin ishin 4.468 të thirrjeve. vt/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close