BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Shqipëri: Janë shkatërruar rreth 5.497 shtëpi, 3.135 persona janë evakuuar

Zëvendësministri për Punë të Brendshme i Shqipërisë, Ravena Voda ka njoftuar se 3.135 qytetarë janë evakuuar, ndërsa 5.497 shtëpi janë dëmtuar rëndë pas tërmetit katastrofal në vend.

Tiranë, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Zëvendësministrja për Punë të Brendshme e Shqipërisë, Ravena Voda ka njoftuar se 3.135 qytetarë janë evakuuar, ndërsa 5.497 shtëpi janë dëmtuar rëndë pas tërmetit katastrofal në vend.

Sipas saj, këto janë të dhënat më të reja të shkaktuara nga tërmeti, informacione të mbledhura nga inspektorët në Tiranë, Durrës, Lezhë, Laç dhe Krujë.

Voda ka shtuar se në tërmetin janë dëmtuar 12 Qendra shëndetësore dhe hapësira për raste urgjente në Krujë, Durrës, Laç dhe Tiranë.

Në tërmetin me intensitet prej 6.4 ballësh sipas shkallës së Rihterit që e dridhi Shqipërinë në orën 3:55 pas mesnate më 26 nëntor, jetën humbën 51 persona dhe u lënduan më shumë se 900 veta. vt/fab

 

 

Back to top button
Close
Close