BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Shpërthimi në Bejrut nuk është Hiroshimë libaneze, por Çernobil

Kjo është katastrofë nacionale, asnjëherë në jetë nuk kam parë një katastrofë kaq të madhe, tha me lot në sy guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud, duke u drejtuar para gazetarëve mes rrënojave në portin në Bejrut, të shkatërruara nga shpërthimi në të cilin e humbën jetën të paktën 135 persona.

Bejrut, 6 gusht 2020 (MIA) – Kjo është katastrofë nacionale, asnjëherë në jetë nuk kam parë një katastrofë kaq të madhe, tha me lot në sy guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud, duke u drejtuar para gazetarëve mes rrënojave në portin në Bejrut, të shkatërruara nga shpërthimi në të cilin e humbën jetën të paktën 135 persona.

Me edhe 80 të zhdukur dhe më shumë se 5.000 të lënduar, supozohet se numri i viktimave do të rritet.

Rreth 30.000 banorë të kryeqytetit libanez mbetën pa kulm mbi kokë, që është pothuajse 10 për qind nga Bejruti dhe rrethina.

Spitalet në të cilat janë vendosur mijëra të lënduarit tani më janë të mbushura me njerëz të infektuar me Kovid-19 dhe vuajnë nga mungesa e materialeve mjekësore, ndërsa numri i madh janë edhe të shkatërruara nga shpërthimi.

Edhe pse në dhjetë vitet e fundit Libani është prekur nga luftërat dhe terrorizmi, katastrofa që ndodhi të martën në mbrëmje, sipas informacioneve të deritanishme, nuk është pasojë e sulmit luftarak ose terrorist.

Guvernatori Abud e krahasoi shkatërrimin me atë në Hiroshimë dhe Nagasaka në fund të Luftës së Dytë Botëroore, edhe pse në këtë rast kjo nuk ishte bombë bërthamore.

Spekulime të tilla u shkaktuan nga mjegulla nga shpërthimi në formë të kërpudhës dhe valës së madhe të shpërthimit që po përhapet me kilometra.

Megjithatë, ekspertët shpejtë i hodhën poshtë teoritë e tilla.

Krahasim më përkatës do të ishte ai me atë ukrainas, gjegjësisht Çernobilin sovjetik në vitin 1986, shkruan gazetari liban-britanik Oz Katerxhi për “Forin Polisi”. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close