BotëBotë.Portal

Shpërthim i fuqishëm në Hjuston, një person është lënduar

Së paku një person është lënduar nga shpërthimi që ndodhi herët në mëngjes në Hjustonin veriperëndimor, në shtetin amerikan të Teksasit, kumtoi policia.

Hjuston, 24 janar 2020 (MIA) – Së paku një person është lënduar nga shpërthimi që ndodhi herët në mëngjes në Hjustonin veriperëndimor, në shtetin amerikan të Teksasit, kumtoi policia.

Shpërthimi ndodhi në orën 4:25 minuta, ndërsa është dëgjuar edhe disa kilometra larg. banorët paraqitën dritare të thyera në një ndërtesë.

Mediumet lokale lajmëruan se së paku një person është lënduar.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet. Policia i bllokoi rrugët në rrethinë.

Pas shpërthimit u paraqit zjarr, për ç’arsye zjarrfikësit kërkuan nga ekipet e gazetarëve të tërhiqen. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close