0_Maqedoni.PortalSektori civil

Shpërndarje e pakove humanitare për 555 familje nga grupet e ndjeshme të donuara nga Imperial Tobako TKS Shkup

Ekipe të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit sot filluan me shpërndarjen e pakove humanitare për qytetarët e grupeve të kategorive të ndejshme, të cilët janë direkt të goditur nga pandemia KOVID-19 në territorin e kryeqytetit.

Shkup, 3 qershor 2020 (MIA) – Ekipe të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit sot filluan me shpërndarjen e pakove humanitare për qytetarët e grupeve të kategorive të ndejshme, të cilët janë direkt të goditur nga pandemia KOVID-19 në territorin e kryeqytetit.

Pako humanitare, të donuara përmes ndihmës financiare nga kompania Imperial Tobako TKS Shkup, përmbajnë produkte ushqimore dhe mjete higjienike dhe do t’iu dorëzohen 555 familjeve të cilave iu nevojiten më së shumti.

Mjetet të cilat Imperial Tobako TKS Shkup i donon, sqarohet në kumtesën e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, janë përdoruar për furnizim me ushqim, mjeteve higjienike dhe mbrojtëse të dedikuara për grupet rrezikuara sociale – persona në izolim, familje me status social të të sëmurëve nga KOVID-19 dhe persona të cilët e kanë humbur punën ose në mënyrë drastike iu janë ulur të ardhurat për shkak të pasojave ekonomike nga pandemia.

“Donacioni total është gati një milion denar me çka familjet e rrezikuara në territorin e qytetit të Shkupit do të marrin dy pako humanitare, një me produkte ushqimore dhe një me mjete mbrojtëse”, nënvizohet në kumtesë.

Gjatë përballjes me KOVID-19, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit ndërmerr një numër të madh të aktiviteteve që kanë të bëjnë me familje me status social, në mesin e të cilave edhe koordinimi i donacioneve për institucionet shëndetësore, sigurimi i serviseve urgjente sociale dhe shëndetësore, mbështetje psikosociale, mbrojtje mjekësore, informimi i publikut për menaxhim me virusin dhe të ngjashme. fc/

Back to top button
Close
Close