BotëBotë.Portal

Shpenzimet për mbrojtje në botë më të larta në 10 vitet e fundit

Shpenzimet ushtarake në botë në vitin 2019 shënojnë rritje më të madhe në dhjetë vitet e fundit, në kushte të rritjes së konkurrencës midis forcave të mëdha dhe  garës për një teknologji të re ushtarake, theksohet në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike të Britanisë.

Londër, 14 shkurt 2020 (MIA) – Shpenzimet ushtarake në botë në vitin 2019 shënojnë rritje më të madhe në dhjetë vitet e fundit, në kushte të rritjes së konkurrencës midis forcave të mëdha dhe  garës për një teknologji të re ushtarake, theksohet në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike të Britanisë.

Shpenzimi global për mbrojtje është rritur për katër për qind në vitin 2019, që është një rritje më e madhe në 10 vitet e fundit,  e shkaktuar nga rritjet në SHBA dhe Kinë, theksohet në studim.

Në raportin vjetor Instituti nënvizon se rritja e shpenzimeve në SHBA në periudhën nga viti 2018 e deri më 2019-ën  arrin 53,4 miliardë dollarë, që është pothuajse po aq dhe i gjithë buxheti për mbrojtje në Britani të Madhe.

Si Kina. ashtu edhe SHBA-ja i kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake për 6,6 për qind, theksohet në raport, derisa Evropa, e udhëhequr nga shqetësimi i vazhdueshëm nga Rusia, i ka rritur mjetet për mbrojtje për 4,2 për qind.

Megjithatë, kjo rritje i ka kthyer shpenzimet evropiane në mbrojtje në nivele të vërejtura në vitin 2918 para krizës globale financiare t’i ulë buxhetet.

Таг
Back to top button
Close
Close