EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Shpan: Lufta kundër koronavirusit është “lojë ekipore”

Berlin, 13 korrik 2020 (MIA) – Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Shpan deklaroi sot se lufta kundër koronavirusit është “lojë ekipore” ku nevojitet bashkëpunim i qytetarëve.

Ai tha se numri i rasteve të reja të të infektuarve në Gjermani edhe më tej është në nivel të ulët, por shtoi se pandemia ende nuk ka kaluar.

Shpan tha se nuk ekziston siguri se nuk do të ketë valë të dytë.

“Jemi të gatshëm për rritje të mundshme të numrit të të infektuarve, më mirë se në fillim të pandemisë”, tha Shpan, duke shtuar se vetëm vitin e kaluar janë testiuar rreth gjysmë milion njerëz.

Ai informoi se më shumë se 15,5 milionë gjermanë veçmë e kanë instaluar aplikacionin për paralajmërim për koronavirusin.

Shpan me këtë rast i paralajmëroi gjermanët që të jenë të kujdesshëm lidhur me pushimet verore.

“Pandemia nuk ka kaluar. Gjendemi mes saj. Gjermanët duhet të mbeten të kujdesshëm që të mos shpërthejë vala e dytë në Gjermani. Këtë ua kemi borxh atyre që kanë dhënë kontribut të madh – ndërmarrjeve, prindërve dhe qytetarëve, të cilët duhej të heqnin dorë nga shumë punë”, tha minsitri gjerman i Shëndetësisë.

Shpan kërkoi nga qytetarët të mbajnë distancë fizike dhe të mbajnë maska ku nevojitet.

“Javën e kaluar në Gjermani janë testuar gjysmë milion njerëz, që është për 175.000 teste më shumë se para katër javëve. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close