0_Maqedoni.PortalSektori civil

Shpallja onlajn e fituesve të garës “Ide të gjelbra” 2020

- Shoqata për inovacione sociale "ARNO" sot në një ngjarje onlajn do t'i shpallë fituesit e garës nacionale "Ide të gjelbra" 2020, që po mbahet gjashtë vjet me radhë.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Shoqata për inovacione sociale “ARNO” sot në një ngjarje onlajn do t’i shpallë fituesit e garës nacionale “Ide të gjelbra” 2020, që po mbahet gjashtë vjet me radhë.

Për shkak të KOVID-19 dhe në interes të shëndetit të përgjithshëm dhe sigurisë, të gjithë të interesuarit mund ta ndjekin pjesën ceremoniale dhe shpalljen e fituesve në linkun në vijim. https://www.facebook.com/events/966749173758738/

Deri më tani vendi ynë ka fitues rajonalë dhe investim të përgjithshëm prej 60.000 dollarë për zhvillim të bizneseve të gjelbra në vend.

“Kooperativa e parë e produkteve organike ‘Vendi ynë i mirë’ (2015), iniciativë për riparim të mobilieve të vjetra që u rrit në biznes të vogël të udhëhequr nga arkitektja Marta Mojsova – ‘SPIN’ (2016), platforma për shitje të shujtave të lira ‘Ushqim për të gjithë’ (2017), biznesi i gjelbër ‘Grin mexhik prodakshën’ i cili zbaton edukim përmes eko-porosive iluzionistëve (2017) dhe fituesve të vitit të kaluar ‘Bio smart oriz’ – prodhimtari e orizit në mënyrë të qëndrueshme (2019) dhe “Challenger“ – aplikacion mobil i cili i shpërblen qytetarët të cilët grumbullojnë kilometra të gjelbra të ecura dhe çikliste (2019”, informojnë nga “ARNO”.

Gara “ide të gjelbra” është garë vjetore i cili mbështet zhvillimin e biznes ideve të vogla, lokale dhe të gjelbra, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi, Bosnje e Hercegovinë dhe Greqi. Fituesit e garave kombëtare, nga tri prej secilit vend, garojnë në garë rajonale për shpërblime në vlerë prej 5.000 ose 10.000 dollarë, që mbahet nga viti 2012 në kuadër të programit për Ballkanin Perëndimor i financuar nga fondi i vëllezërve Rokfeller (SHBA). fc/

 

 

Back to top button
Close
Close