
Nion, 28 shkurt 2020 (MIA) – Shorti për 1/8 e finales së Ligës së Evropës është tërhequr sot. Shorti e caktoi ekipin e Interit, i cili është dhënë nga bukmejkerët si favorit i madh për trofeun, e që do të përballet me befasinë në La Ligë këtë sezon – Hetafe.
Tjetër kandidat kryesor – Mançester Junajted, do të luajë kundër LASK-ut austriak, i cili arriti deri në eliminime që nga debutimi i tij në fazën e grupeve të turneut.
Kampioni i pesëfishtë Sevilla, përsëri, do të ketë një pengesë serioze para Romës.
Shorti për 1/8 e finales së Ligës së Evropës:
Stamboll Bashakshehir – Kopenhaga
Olimpijakos – Vulverhempton
Renxhers – Baer Leverkuzen
Volfsburg – Shahtor Donjeck
Inter – Hetafe
Sevilla – Roma
Ajntraht/Salcburg – Bazel
LASK – Mançester Junajted