EvropëEvropë.Portal

Sholc: Britania e Madhe do të ketë shpenzime shtesë pas Bregzitit

Ministri gjerman i Financave, Olaf Sholc, deklaroi sot se është i bindur se vendi i tij nuk do të vuajë për shkak të Bregzitit, por se Britania e Madhe në mënyrë të pashmangshme do të ketë "pasoja" pas braktisjes së Bashkimit Evropian.

Davos, 24 janar 2020 (MIA) – Ministri gjerman i Financave, Olaf Sholc, deklaroi sot se është i bindur se vendi i tij nuk do të vuajë për shkak të Bregzitit, por se Britania e Madhe në mënyrë të pashmangshme do të ketë “pasoja” pas braktisjes së Bashkimit Evropian.

Në panelin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Olaf Sholc tha se sektori financiar i Britanisë së Madhe nuk do të jetë aq i rëndësishëm për BE-në pas Bregzitit siç është tani.

Britania e Madhe është e gatshme ta braktisë BE-në për një javë, por mbetet në kuadër të tregut të vetëm pa dogana dhe tatime në periudhën kalimtare deri në fund të vitit.

Sholc tha se vendi që nuk është në Union nuk mund t’i ketë përparësitë e njëjta si vend anëtar dhe se ky do të jetë faktor i rëndësishëm në bisedimet e ardhshme tregtare mes BE-së dhe Britanisë së Madhe, kur duhet të definohet marrëdhënia e ardhshme e dy palëve pas ndarjes.

“Kjo është diçka që do të duhet të balancohet. Mendoj se do të kemi zgjidhje, por me siguri nuk mund të ketë epërsi speciale konkurruese nga ajo që dikush të jetë jashtë (BE-së)”, ka thënë Sholc. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close