EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Shojgu e fton Esperin që të marrë pjesë në paradën në Moskë

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu e ka ftuar homologun e tij amerikan Mark Esper që të marrë pjesë në një sfilatë ushtarake në Moskë më 24 qershor për nder të fitores mbi Gjermaninë naziste, njoftoi TASS.

Moskë, 3 qershor 2020 (MIA) – Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu e ka ftuar homologun e tij amerikan Mark Esper që të marrë pjesë në një sfilatë ushtarake në Moskë më 24 qershor për nder të fitores mbi Gjermaninë naziste, njoftoi TASS.

Presidenti rus Vladimir Putin më 26 maj në një bisedë me ministrin Shojgu tha se parada ushtarake do të zhvillohet më 24 qershor dhe sqaroi se ai e kishte zgjedhur atë datë sepse më 24 qershor të vitit 1945 në Sheshin e Kuq u mbajt “parada legjendare ushtarake për nder të atyre që e kanë mbrojtur Moskën, Leningradin dhe Stalingradin, e kanë çliruar Evropën dhe e kanë pushtuar Berlinin nazist.”

Sipas një deklarate nga Ministria ruse e Mbrojtjes, sfilata e 24 qershorit, në të cilën do të marrin pjesë 14.000 trupa ruse, do të zgjasë rreth 90 minuta. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close