BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Shkurtohet ora policore në Greqi, ndërsa nga 1 korriku do të hiqet tërësisht

Nga e shtuna, ora policore në Greqi do të jetë më e shkurtër dhe do të fillojë në ora 01:30 minuta, siç ishte deri më tani, ndërsa në objektet hotelierike do t’u lejohet të ketë muzikë, kumtoi pasdite zëvendësministri I Mbrojtjes civile të Greqisë, Nikos Hardalas, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 9 qershor 2021 (MIA) – Nga e shtuna, ora policore në Greqi do të jetë më e shkurtër dhe do të fillojë në ora 01:30 minuta, siç ishte deri më tani, ndërsa në objektet hotelierike do t’u lejohet të ketë muzikë, kumtoi pasdite zëvendësministri I Mbrojtjes civile të Greqisë, Nikos Hardalas, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pas rekomandimit pozitiv nga komisioni i epidemiologëve në Ministrinë e Shëndetësisë, Hardalas informoi për vendimet e Qeverisë për zbutjen e mëtejshme të masave.

Nga e shtuna, 12 qershor, muzika lejohet në ambientet e hotelierisë, të cilat do të vazhdojnë të punojnë vetëm në ambientet e jashtme dhe vetëm për vizitorët të ulur në një tavolinë, dhe në ngjarjet në natyrë kapaciteti rritet nga 50 në 75 përqind.

Hardalas theksoi se nga 1 korriku, ora policore do të shfuqizohet plotësisht, nëse pasqyra epidemiologjike e lejon këtë, dhe gjithashtu nga 1 korriku, një maksimum prej 300 mysafirësh lejohen në festime, në vend të 100 siç është tani.

Masat të cilat vlejnë në Greqi kanë të bëjnë si për shtetasit grekë, ashtu edhe për turistët. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close