0_Web_AktualeLajme nga komunatMakedonija.SlajderShkupVideo deklaratë

Shkupjanët e pritën Vitin e Ri 2020, me Dino Merlin

Me hitet e yllit muzikor Dino Merlin, mbrëmë mbi 60.000 qytetarë nga vendi dhe nga vendet e huaja e pritën "Vitin e Ri 2020" në sheshin "Maqedonia". Organizator i festimit ishte Qyteti i Shkupit.

Shkup, 1 janar 2020 (MIA) – Me hitet e yllit muzikor Dino Merlin, mbrëmë mbi 60.000 qytetarë nga vendi dhe nga vendet e huaja e pritën “Vitin e Ri 2020” në sheshin “Maqedonia”. Organizator i festimit ishte Qyteti i Shkupit.

Festimi i Vitit të Ri  në Shkup mbrëmë filloi në orën 20:30. Përveç Dino Merlinit, morën pjesë grupet “Gypsy Groove” dhe “Superhiks”. Me këtë koncert përfundon edhe “Uinterlend” ose qyteti i dimrit  i cili vitin e dytë me radhë organizohet në shesin e qytetit.

Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov në profilin e tij në Fejsbuk ua uroi Vitin e Ri shkupjanëve dhe shprehu falënderim për mbështetje, siç shkruan, tejkalimit të problemeve të vjetra me dekada që kanë pllakosur qytetin tonë.

Bota e priti Vitin e Ri  me argëtim dhe me fishekzjarrë nga Sidnei deri në Londër, edhe pse festimet mbetën nën hijen  e zjarreve  në Australi, protestat në Hong-Kong dhe Indi, si dhe tensionet bërthamore në Korenë Veriore.

Shumë qytetarë u mblodhën në kryeqendrat evropiane që të kënaqen në ngjyrat spektakolare  që i ndriçuan qiellin  mbi Big Ben në lOndër, Portën triumfale  në Paris, Partenon Athinase dhe Kremlinin e Moskës. sa/

Back to top button
Close
Close