0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShoqëri

Shkupi vatra më e madhe e Kovid-19, vala e vjeshtës do të jetë sfidë serioze

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 163 të infektuar të rinj me Kovid-19, 40 janë shëruar, ndërsa tre e kanë humbur jetën. Me këtë, numri i raste të përgjithshme aktive në vend është rritur në 3.284. Numrat më të larta ende shënohen në Shkup, ndërsa më së shumti në Çair.

Shkup, 27 qershor 2020 (MIA) – Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 163 të infektuar të rinj me Kovid-19, 40 janë shëruar, ndërsa tre e kanë humbur jetën. Me këtë, numri i raste të përgjithshme aktive në vend është rritur në 3.284. Numrat më të larta ende shënohen në Shkup, ndërsa më së shumti në Çair.

Siç kumtoi dje Ministria e Shëndetësisë, bfa të diagnostifikuarit e rinj më së shumti janë regjistruar në Shkup – 70, në Kumanovë – 2, Dibër – 6, Shtip – 14, Prilep – 2, Tetovë – 25, Strugë – 4, Veles – 2, Manastir – 1, Ohër – 9, Kavadar – 3, Gostivar – 11, Strumicë – 1, Kriva Pallankë – 2, Koçan – 3, Sveti Nikollë – 4, Resnjë – 4.

Prej 40-të të shëruarve, gjashtë janë nga Shkupi, një nga Kumanova, nga Shtipi – 16, Prilepi – 1, Tetova – 9, Velesi – 2, Manastiri – 1, Gostivari – 2, Koçani – 1 dhe Resnja një person.

“Në SPQ “8 Shtatori” kanë vdekur tre persona, një pacient nga Resnja (42), i hospitalizuar më 13 qershor dhe dy pacientë nga Shkupi (71), i hospitalizuar më 15 qershor dhe një paciente (83), e hospitalizuar më 23 qershor”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin 5.758, numri i pacientëve të shëruar është 2.206, të vdekurve 268, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.284.

Pasi para rreth dy javësh në mënyrë drastike filloi të rritet numri i të diagnostifikuarve të rinj nga koronavirusi në vend, ndërsa me çka u shpall edhe vala e dytë e epidemisë, në Shkup shënohen numrat më të larta, më së shumti në Çair me gjithsej 421 raste aktive, më pas komuna e Aerodromit – 143, Buteli – 139, Gazi Baba – 149, Qendra – 125, Karposhi – 125.

Megjithatë, në këtë moment, siç tha Filipçe, nuk ka indikacione për vendosjen e restriksioneve shtesë të lëvizjes. Ditëve të fundit faktor i transmetimit të Kovid-19 është nën njësi dhe nëse bëhet ashtu, numri i pacientëve do të zvogëlohet.

Ai tha se edhe krahas valës së dytë e cila është me intensitet  më të madh se e pars, situata menaxhohet  mirë, ndërsa sistemi shëndetësor ka kapacitet  t’i pranojë të gjithë pacientët. Disponon me shtretër  të mjaftueshëm spitalor  dhe me kuadër të mjaftueshëm  –   mjekë dhe infermiere.

“Një nga kriteret kryesore  mbi të cilat vlerësohet   nëse dhe ç’farë masa  duhet të vendosen  është kapaciteti i sistemit shëndetësor – numri i shtretërve të lirë spitalor  dhe kuadri,  që ne tani për tani e menaxhojmë mirë. Ka krevatë tërësisht të mjaftueshëm,  mjekë  dhe infermiere. Nuk ekziston parim tjetër në bazë  të së cilës  mund të vendosen masat, përveç këtyre  në të cilat themelohen edhe  politikat dhe rekomandimet tona”, nënvizoi Filipçe.

Ministri edhe në këtë rast tha se  epidemiologët dhe inspektorët përballen me problem në lidhje me dorëzimin  e vendimeve dhe të dhënave të rrejshme të cilat i japin kontaktet pozitive. Kjo është një nga punët thelbësore, tha, të gjitha kontaktet e të sëmurëve do të vendosen në izolim.

“Në spitalin modular në këtë moment nuk ka pacientë. Plotësohen të gjitha kapacitetet së pari në Klinikë, e pastaj edhe në atë pjesë, praktikisht për çdo ditë analizohet dhe bëhet shpërndarja e pacientëve në pajtim me numrin e të hospitalizuarve në këtë periudhë të kaluar. Gjatë ditëve të kaluara ka pasur numër të caktuar të pacientëve, të cilët janë çregjsitruar nga Klinika dhe në këtë mënyrë janë liruar numër i caktuar i shtretërve, por kjo pjesë është tërësisht në disponim në çdo moment”, tha Filipçe.

Lidhur me personat të cilët janë në karantinë shtetërore dhe janë pozitivë në Kovid-19, ministri tha se në pajtim me gjendjen e tyre shëndetësore, do të mjekohen në kushte shtëpiake.

Filipçe dje pati takim me përfaqësuesit e bashkësisë fetare islame, ndërsa planifikon të takohet, siç tha edhe me përfaqësuesit e KOM, si dhe me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare. Në bazë të kësaj do të inicojë takimi i përbashkët me Qeverinë.

Qëllimi është përfshirja aktive në ngritjen e vetëdijes për koronavirusin dhe nevojën nga respektimi i masave për mbrojtje personale.

“Lufta me virusin do të zgjasë, por ne duhet të mësojmë të jetojmë me të dhe të mbrohemi. Konsideroj se është me rëndësi tejet të madhe të gjithë faktorët shoqërorë të kyçen në mënyrë aktive, ta shfrytëzojnë ndikimin e vet në komunitet, në ngritjen e vetëdijes për koronavirusin dhe nevojën për respektim të masave për mbrojtje personale. Për këtë është i domosdoshëm dialogu në të gjitha nivelet shoqërore. Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë inicon takim të përbashkët të përfaqësuesve të qeverisë, organizatave joqeveritare dhe bashkësive fetare, ku do t’i definojmë mënyrat për përfshirje aktive të të gjithëve dhe bashkim në luftën me virusin”, thotë FIlipçe. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close