0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Shkupi, Shtipi, Kumanova dhe Tetova në karantinë prej nesër në orën 21 deri të hënën në orën 5

Qeveria e pranoi rekomandimin e Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe solli vendim të kufizohet lëvizja gjatë fundjavës festive të zgjatur, njoftoi sonte ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Shkup, 3 qershor 2020 (MIA) – Qeveria e pranoi rekomandimin e Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe solli vendim të kufizohet lëvizja gjatë fundjavës festive të zgjatur, njoftoi sonte ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Orë policore prej nesër (4 qershor) në orën 21 deri të hënën (8 qershor) në orën pesë të mëngjesit do të ketë në Shkup – të gjitha komunat e Shkupit, në Komunën e Kumanovës, Komunën e Likovës, Komunën e Shtipit, Komunën e Tetovës, si dhe në Bogovin, Bërvenic, Tearc, Zhelinë dhe Jegunovc. Në të gjitha qytetet e tjera, ora policore do të zgjasë prej nesër (4 qershor) në orën 21 pasdite deri pasnesër (5 qershor) deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa në ditët e tjera do të fillojë në orën 16 pasdite dhe do të zgjasë deri të nesërmen në orën 5 të mëngjesit.

E premtja (5 qershori) shpallet ditë jopune për të gjithë qytetarët. Në periudhën nga e enjtja (4 qershor) nga ora 21:00 deri të hënën më (8 qershor) në orën 05:00, ndalohet vizita e varrezave në tërë territorin e vendit, përveç për varrime.

Përjashtime nga këto ndalesa kanë të bëjnë me aktivitetet bujqësore, për shkak të së cilave lejohet lëvizja brenda territorit (zonës) së fshatrave, ekskluzivisht për nevoja pune. Gjatë periudhës për të cilën u mor ky vendim për ndalimin e lëvizjes, farmacitë do të punojnë pa pengesa, ndërkaq Ministria e Shëndetësisë do të përpilojë plan për funksionimin pa pengesa edhe të institucioneve shëndetësore.

Përjashtimet nga ndalesa për lëvizjes vlejnë edhe për policinë, ushtrinë, punonjësit e shëndetësisë (në ISHP dhe IPSH, si dhe mjekët amë) dhe marketet edhe restorantet që bëjnë dorëzimin e produkteve, me çka këto do t’i kryejnë angazhimet e tyre pa pengesa .

Mbeten të vlefshme të gjitha lejet e lëshuara për lëvizje gjatë ndalimeve të mëparshme të vendosura, veçanërisht për operatorët ekonomikë dhe punën e organizuar me turne.

Shëtitja e manarëve do të jetë në terminët tashmë të përcaktuara në periudhat nga ora 08:00 – 8:30, 15:00 – 15.30 dhe 20:00 – 20:30. Ndalesa e lëvizjes nuk vlen për personat me aftësi të kufizuara dhe shoqëruesit e tyre nëse ata kanë dokumentacionin e duhur.

Rivendosja e masave kufizuese pason pas rritjes së numrit të rasteve të reja të diagnostikuara me Kovid-19 në vend gjatë ditëve të fundit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 101 raste të reja me Kovid-19, shumica prej të cilave janë nga Shkupi – 59. Ka të infektuar në Kumanovë-12, Shtip-shtatë, Strugë – gjashtë, Tetovë – pesë, në Gostivar dhe Koçan, nga tre raste në, Probistip – dy, dhe nga një rast në Prilep, Veles, Ohër dhe Kavadar.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 10 pacientë të shëruar dhe katër të vdekur. sn/

Back to top button
Close
Close