Lajme nga komunatShkup

Shkupi nikoqir i projektit të BE-së për qytete të mençura “MatchUp”

Shkupi sot dhe nesër është nikoqir i mbledhjes së pestë të partnerëve nga projekti evropian “Meçap”, (MatchUp), në të cilin diskutohet në temën “Maksimizimi i potencialit për përmirësimin e kualitetit (UpScaling) dhe replikimin e shkallës së lartë të transformimit të strategjive urbane”.

Shkup, 11 dhjetor 2019 (MIA) – Shkupi sot dhe nesër është nikoqir i mbledhjes së pestë të partnerëve nga projekti evropian “Meçap”, (MatchUp), në të cilin diskutohet në temën “Maksimizimi i potencialit për përmirësimin e kualitetit (UpScaling) dhe replikimin e shkallës së lartë të transformimit të strategjive urbane”.

“MatchUp”, është projekt për qytete të mençura, të financuar nga Bashkimi Evropian, nga programi Horizont 2020, i cili ka për qëllim të krijojë dhe ndërmerr zgjidhje të cilat mund të shndërrojnë problemet urbane në mundësi të mençura, të cilat do ta përmirësojnë kualitetin e jetës së qytetarëve dhe do të nxisin ekonomi lokale.

Zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi, theksoi se projekti “MatchUp”, parasheh aksion të përkushtuar për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, rritjen e mobilitetit të qëndrueshëm dhe investimin në teknologji.

“Qëllimi është që qytetet të fitojnë vendime kualitative që të njëjtat të jenë në dispozicion të bashkësive të mençura, të cilat do t’i përmirësojnë ekonomitë lokale dhe kualitetin e jetesës, dhe do të jenë model për replikë të qyteteve të tjera dhe do të arrijnë deri të transformimi urban me pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe palëve tjera të interesuara”, tha Maliqi.

Ai u ndalë edhe në aktivitet e Qytetit të Shkupit, për realizimin e projektit “Qytet i mençur”.

Konsorciumin projektues e përbëjnë 28 partnerë nga tetë vende të ndryshme, tre qytete udhëheqëse Valencia, Drezdeni dhe Antalia, dhe katër qytete pasuese Ostend, Gercija, Shkupi dhe Karava, të mbështetur nga institucione hulumtuese, MSP, industria dhe organizatat jo profitabile. “MatchUp”, qytetet i bashkuar forcat për t’i rikonstruar modelet e tyre sociale, ekonomike dhe ekologjie, dhe ta promovojnë inkluzionin social, kushtet më të mira për jetës dhe prosperitetin e qytetarëve të tyre. Po ashtu ky projekt aktivitet e tij i realizon në katër sektorë edhe atë në: energjetikë, mobilitet, IKT dhe qytetarët.

Qëllimi përfundimtar i “MatchUp”, është të krijon mjedis urban më dinamik dhe me prosperues. oxh/

 

Back to top button
Close
Close