BotëBotë.Portal

Shkollat në Hong Kong janë mbyllur deri më 16 mars për shkak të koronavirusit

Shkollat në Hong Kong do të mbyllen deri më 16 mars, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në qytet.

Hong Kong, 13 shkurt 2020 (MIA) – Shkollat në Hong Kong do të mbyllen deri më 16 mars, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në qytet.

Sekretari i Qytetit për Arsim, Kelvin Xheung deklaroi se nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në shkolla nga pushimet dimërore së paku deri nga mesi i muajit mars.

Vendimin e mori Këshilli i ekspertëve shëndetësorë.

Viti shkollor duhej të fillonte më 17 shkurt, por pushimi dimëror u vazhdua deri më 2 mars.

Në Hong Kong një person ka vdekur si pasojë e koronavirtusit. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close