EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Shkollat dhe kopshtet në Slloveni do të qëndrojnë të mbyllura edhe pas 17 prillit

Ministria e Arsimit e Sllovenisë miratoi vendim që kopshtet dhe shkollat, të cilat nuk punojnë për shkak të epidemisë së koronavirusit do të qëndrojnë të mbyllura edhe pas 17 prillit.

Lubjanë, 27 mars 2020 (MIA) – Ministria e Arsimit e Sllovenisë miratoi vendim që kopshtet dhe shkollat, të cilat nuk punojnë për shkak të epidemisë së koronavirusit do të qëndrojnë të mbyllura edhe pas 17 prillit.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana, këtë për televizionin Sllovenia e konfirmoi zëdhënësi i qeverisë, Jelko Kacin.

“Nëse epidemia zhduket në 14 ditët e ardhshme, atëherë do të fillojmë të mendojmë për kthim gradual të jetës normale, por kopshtet përfundimisht nuk do të jenë në mesin e atyre objekteve që do të hapen së pari,” deklaroi Kacin.

Shkollat dhe kopshtet ishin institucionet e para të cilat në Slloveni u mbyllën pas përhapjes së koronavirusit në vend. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close